Prindërit nga Maqedonia e harrojnë në autostradën gjermane vajzën njëmbëdhjetëvjeçare

Date:

08:31:51            2016-04-12

 

 

 

Një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare nga Maqedonia, ka përjetuar një tmerr të vërtetë, pasditen e së dielës në Gjermani. Fëmija ka qenë duke udhëtuar me prindërit e saj dhe një grup udhëtarësh me autobus, me ç`rast ishte harruar nga prindërit në një pushimore të autostradës!

 

 

 

Vajza ka qenë duke udhëtuar me një autobus nga Maqedonia në autostradën A8 në drejtim të Shtutgartit. Autobusi i stërmbushur ishte ndalur për një pauzë të shkurtër në pushimoren e autostradës „Fuchsberg“. Pas pushimit të shkurtër, udhëtarët kishin hipur në autobus duke vazhduar udhëtimin më tej. Gjatë kësaj, atyre u kishte rënë në sy se vajza që u8dhëtonte me prindërit e saj, mungonte. Sipas policisë gjermane, vajza është dashur të shikojë autobusin duke u larguar pa praninë e saj, shkruan „Merkur.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Vetëm duke i falënderuar një vozitësi gjerman dhe pasi në autobus u hetua mungesa e vajzës, për te dhe prindërit e saj gjithçka përfundoi si është më së miri.

 

 

 

Një pjesëmarrës 35-vjeçar i komunikacionit nga rrethina e Shtutgartit, e kishte vërejtur vajzën duke vrapuar pas autobusit. Ai e mori nën përkujdesje vajzën përderisa kishte arritur policia e alarmuar.

 

 

 

Pak pas arritjes së policisë, në vendngjarje, kishte arritur edhe autobusi nga Maqedonia, kështu që prindërit përsëri e përqafuan vajzën e tyre. Pak pasi ishte nisur autobusi, prindërit e kishin vërejtur se vajza nuk gjendej me ta në atobus. Vozitësi i autobusit ishte kthyer menjëherë në daljen e parë të autostradës për në pushimore.

 

 

 

Familja nga Maqedonia e kishte falënderuar policinë gjermane, e posaçërisht vozitësin 35-vjeçar i cili ishte përkujdesur për bijën e tyre. Ky i fundit ishte shokuar nga ngjarja, pasi shumica e pjesëmarrësve në komunikacion e kishin injoruar vajzën edhe pse e kishin parë duke vrapuar me lotë në sy pas autobusit, përfundon raportin e saj policia gjermane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...