E sëmurë nga kanceri, falë austriakëve ajo studion mjekësinë
18:34:47 2016-04-12
Para pesë vitesh, trembëdhjetëvjeçarja e atëhershme, Artiola Koxherri nga Shqipëria kishte ardhur nga vendlindja me sëmundjen e kancerit në Klinikën austriake në Klagenfurt ku edhe ishte shëruar. Gjatë kësaj jave, ajo e kishte vizituar ekipin mjekësor dhe iu kishte falënderuar. Artiola studion mjekësinë dhe dëshiron tu ndihmojë njerëzve.
Në vitin 2010, Artiola ishte diagnostifkuar me leukemi limpfatike. Në vendlindjen e saj, në Shqipëri, kjo është një dënim me vdekje, pasi mjekët i kishin dhënë jetë vetëm edhe disa ditë. Në Klinikën e Klagenfurtit në Austri, vajza është shëruar me sukses. Shërimin e saj e kishte mundësuar shefi i nënës së saj, e cila punonte në hotelin e Robert Rogner.
Gjashtë vite më vonë, në këtë klinikë është bërë takimi i sërishëm i Artiolës me personelin mjekësor: „Është kënaqësi e madhe që të ritakohemi. Në këtë mënyrë dua tu falënderoj të gjithëve për ate që bënë për mua dhe nuk do ta harroj asnjëherë“, ka deklaruar për „ORF.at“ Artiola, njofton „Shtegu.com. Aktualisht, ajo është e shëndoshë si molla dhe është duke studiuar mjekësinë në Tiranë, dëshirë të cilën e kishte shprehur gjatë qëndrimit të saj në Klinikën austriake.
Wilhelm Kaulfersch, shef i kësaj klinike, i dorëzoi Artiolës një libër lidhur me pediatrinë, duke i dëshiruar që të ndonjëherë ajo të bëhet mjeke e fëmijëve. Artiola u takua edhe me mjekun e saj të besueshëm, pensionistin Bernd Mirtl dhe me këtë rast vizituan edhe repartin e Onkologjisë për fëmijë. Atje, Artiola e kishte kontrolluar një paciente të vogël duke ia dëgjuar të rrahurat e zemrës. Ishte një moment i jashtzakonshëm për shqiptaren 19-vjeçare, e cila edhe personalisht e kishte përjetuar se sa të vështirë e kanë rrugën fëmijët në Onkologji.