Pollozhani: Policia po mbron selinë e BDI-së, si dikur ambasadën e Serbisë

Date:

 
 

Pollozhani, ka kritikuar ashpër vendosjen e bllokadës policore për t’u pamundësuar qytetarëve që të protestojnë para selisë së BDI-së në Tetovë, shkruan gazeta Lajm. Ai, tha se shqiptarët kanë 1001 arsye për të protestues dhe këtë, sipas tij, do të dëshmojnë edhe “bombat” që do të publikohen në të ardhmen. Pollozhani kërkoi që Prokuroria të hap lëndë për bisedat e përgjuara pasi, siç tha ai, në “bomba” ka shumë indicje për vrasje, shantazh, amoralitet dhe dukuri tjera të dënueshme.

 

“Duke parë bllokadën e policisë këtu prapa meje them me përgjegjësi se është turp pë rata që kanë urdhëruar këtë bllokadë, pasi një bllokadë si kjo ishte vendosur disa vite më parë për mbrojtjen e ambasadës serbe në Shkup kur ne protestonim kundër produkteve serbe në Maqedoni. Si duket BDI-ja për pushtetin qenka vlerë kombëtare siç është Serbia për komunistët e vjetër”, tha mes tjerash Pollozhani. Ai para protestuesve u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të protesojnë pa bllokada”, tha Pollozhani.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...