Pollozhani: Po vjen një tërmet i fuqishëm në skenën politike shqiptare

Date:

 
2019-08-29
 

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurëve Politik Shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani ka theksuar se skena politike shqiptare së shpejti do të përballet me një tërmet të fuqishëm.

 

“Ky tërmet ëhtë shpresa e vetme për kombin shqiptar. Është e shpresa e vetme për ti zhdukur të gjithë brejtësit e ardhmërisë së rinisë tanë. Është e shpresa e vetm për për ti demoluar klanet mafioze që e shpërngulën dhe ia vranë shpresën rinisë sonë. Është shpresa e vetme që vetëm i ka dhënë dhe nuk i ka marë asgjë Kosovës dhe shqiptarisë. Është shpresa e vetme që ka integritet, dinjitet, moral politik dhe vizion për ardhmërinë e popullit shqiptar. Është një dhuratë nga Zoti, e cila popujve u vjen një herë në njëqind vjet. Kjo shpresë, po nuk e mori kësaj radhe në dorë fatin e shqiptarëve në Kosovë dhe më gjërë, vetë do të jemi fajtorë për fillimin e zhbërjes sonë. KJO SHPRESË ËSHTË LVV ME ALBIN KURTI NË KRYE.”, ka theksuar Pollozhani.

Sipas tij, të gjithë shqiptarët duhet të dyndemi në Kosovë për ta ndihmuar këtë shpresë që ti fitojë zgjedhjet e shtatorit që në raundin e parë.
Vini re, këte ua thotë një njeri, i cili që nga viti 1967, eshtë pjesë e lëvizjes kombëtare. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...