Vlera e mësuesit në Zvicër shumë më e madhe se sa e një politikani

Date:

13:18:32                 2019-06-09

 

 

Këshilltari nacional zviceran Andreas Glarner, e ka shqetësuar botën e fëmijëve të klasës së parë në Zvicër, me nxitjen e tij kundër mësueses zvicerane. Nxënësve është duke u munguar mësuesja e tyre. Elena e vogël dëshiron që gjithçka të jetë si më parë, para aksionit të „personit të marrë“.

Nxitja online e këshiltarit nacional të SVP-së, Andreas Glarner (56) kundër një mësuese të re nga Cyrihu, ka shkaktuar zemërim të gjerë. Edhe anëtarët e partisë së tij, e kanë dënuar politikanin nga Aargau, siç raportojnë mediat e ndryshme, njofton Shtegu.com.

Sipas „Tages-Anzeiger“, ditëve të fundit mësuesja e dashur ka mbetur larg nga shkolla, për keqardhje të madhe të nxënësve të saj. Në Facebook një grua ka shkruar se si vajza e saj, që ka vijuar mësimet tek mësuesja në fjalë në klasën e parë, nuk e kupton përse mësuesja e saj nuk po vinte më në shkollë: „Për shkak se është një burrë i rritur dhe i marrë, i cili bën thirrje për mendimin e mësueses“, është dashur t`i sqarojë ajo fëmijës së saj.

„Turp të keni që po e merrni shpresën e së mirës në njerëz, për fëmijët“, e ka porositur gruaja Glarnerin. Ajo shpreson në pushimin e tij nga posti.
Në vendin e saj të punës, nëna ka publikuar një vizatim që vajza e saj e ka bërë për ta ngushëlluar mësuesen e saj. Në të, shkrimtarja e vogël, me një shkrim pak sa të çalët, shkruan: „Uroj që s.rish të bëhet gjithçka mirë“.

Të martën, Glarner kishte postuar numrin e telefonit celular dhe adresën e emailit të mësuesit në Facebook dhe i kishte kërkuar asaj të jepte një mendim. Vetëm për shkak se ai e kishte vlerësuar skandaloze veprimin e mësueses që t`i informonte prindërit e një nxënësi mysliman se nuk kanë nevojë të shfrytëzojnë ditë shtesë për festën e Bajramit. Ajo u përqëndrua vetëm në rregullat që zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga feja ose prejardhja e tyre. Pas kësaj, celulari i saj ishtë vërshuar nga thirrjet dhe ofendime të ndryshme.

Ndërkohë, dihet se veprimi i Glarner do të ketë një konsekuencë ligjore. Megjithatë, deri më tani, veprimet e Glarnerit kanë qenë pa pasoja. Për shembull, ai ishte i shetësuar që nxënësit nuk duhej të merrnin me vete mish derri në udhëtimet shkollore, sepse myslimanët shqetësoheshin prej tij.

Sidoqoftë, Elena e vogël mund të jetë e lumtur: Mësuesja e saj do të fillojë sërish mësimin nga e marta, sipas Tele M1.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...