Politikani i vrarë gjerman, për herë të fundit ishte takuar me Sametin
17:43:19 2016-09-23
Rasti i politikanit gjerman i cili u gjetë i vdekur në banesën e tij në Berlin së bashku me trupin e një burri tjetër, për të ciëlt policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas një vetëvrasje, vazhdon ta preokupojë opinionin gjerman.
Në një letër të shkruar, ai pranon se ka vrarë një person 29-vjeçar, të cilin më pas e ka transportuar nëpër rrugët e Berlinit me një karrocë. Sipas raportimeve të medieve gjermane, të cilat i përcjellë „Shtegu.com“, gjatë kësaj, rreth orës 18.00 ai është ndaluar në një qoshk.
Sipas shitësit të qoshkut, Samet B. ai ka qenë vizitor i rregullt i tij duke lozur dy herë në javë nga një lojë fati në llotarinë gjermane. Mbrëmjen e fundit, ai e kishte blerë një revistë dhe e kishte kontrolluar tiketin e llotarisë, ka pohuar Samet B., nacionaliteti i të cilit nuk përmendet.
Sameti gjithashtu ka konfirmuar se politkani gjithnjë ka bartur një valixhe me vete dhe një shkop, i cili do t`i shërbente si vetmbrojtje në rast të sulmit nga ndokush. Në pyetjen se çfarë po transportonte, ai ishte përgjigjur: „Rrobe të vjetra“.