Shaqiri zbulon një ‘bombë’ të re për BDI-në

Date:

14:31:31                2016-09-23

 

 

 

 

Ish  deputeti Hysni Shaqiri, i cili e braktisi karrigen e deputetit dhe iu bashkëngjit radhëve të UÇK-s ka lëshuar edhe “bombë” për BDI-në dhe strukturat e saj, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Në debatin Rruga e Drejtë ai ka zbuluar marrëveshjes e turpshme të BDI-së për gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit.

“Në 2004 në Mavrovë kemi pasur një takim me ndërkombëtarët për ndarjen territoriale. Po ju them shumë çështje nuk i dinë popullata.

BDI-ja struktura e BDI-së, me emra dhe mbiemra do ti them, por mos të marr shumë kohë kishin arrit marrëveshje që çështja e gjuhës së Shkupit të zgjidhet  pa u përmbushur kushti i nevojshëm dhe i domosdoshëm që del nga amendamenti 5 i Kushtetutës ku ne shqiptarët shprehemi si sasi dhe jo si identitet i 20 për qindëshit.

Me thanë se kemi arritur marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën dhe unë refuzova. Isha i vetëdijshëm se e njëjta mund të abrogohej nga Gjykata Kushtetutese. Kategrik kam qenë kundër, kurse BDI-ja e kishte pranuar. Këtë e dinë kryesia e BDI-së”, është shprehur ai. (INA)

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...