Arrestohet i dyshuari për terrorizëm që lutej në anën e kundërt të Mekkës

Date:

18:31:10                2016-09-23

 

 

 

 

 

Në një qendër strehimi në Köln të Gjermanisë, policia gjermane i ka rënë në gjurmë një terroristi të ri. Sjelljet e tij u kanë rënë në sy banuesve të qendrës së strehimit dhe besimtarëve në Xhami.

 

 

 
Në Köln të Gjermanisë është zbuluar një terrorist i ri 16-vjeçar, pasi ai është falur në drejtim të kundërt të Mekkës. Refugjati me prejardhje nga Siria ka banuar në një qendër strehimi duke u radikalizuar brenda disa javësh. Sjelljet e tij komike u kanë rënë në sy përkujdesësve dhe banuesve të tjerë të qendrës.

 

 

 
Kështu pra, ai gjatë lutjes në xhami është kthyer nga ana e kundërt të cilën e praktikojnë myslimanët. Ky rast ka hapur dyshimet se ai i përket grupit terrorist të ISIS-it. Dyshimet ndaj tij u shtuan aq më shumë pasi ai e vizitonte me orë të tëra të njëtën xhami, me ç`rast e kishte përdorur shpeshë celularin e vet.

 

 

 

Gjatë kontrolit të celularit, policia gjermane ka dëshmuar se ai i përkiste grupit terrorist duke planifikuar sulm terrorist në Gjermani, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Në celularin e tij, ai kishte pranuar këshilla se si duhet të ndërtohej një bombë, ndërsa nuk është përmendur ndonjë cak i saktë i sulmit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...