Policia zvicerane arreston dy kosovarë, punonin ilegalisht në Zvicër

Date:

13:59:54                  2017-11-30

 

 

 

Mbrëmjen e së martës, policia zvicerane e Kantonit Aargau, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, ka realizuar një kontroll të caktuar kundër shkeljes së ligjit të lojrave të fatit dhe punës ilegale. Me këtë rast, në një restorant me mishtore shtesë, në Oftringen, ajo ka hasur në dy kosovarë, të cilët kanë filluar të largohen me vrap. Njëri nga ta u ndalua shumë shpejt, ndërsa tjetri është arrestuar pas një përndjekje të gjatë në këmbë. Pas hetimeve të mëtutjeshme, është konstatuar se që të dy kosovarët kanë qenë duke punuar ilegalisht në restorant dhe pa lejeqëndrim të rregullt në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Njëri nga ta ka pasur ndalesë për hyrje në territorin zviceran dhe tashmë gjendet në paraburgim. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...