16:59:38 2017-11-30
Gjatë një zënke në mes të një kosovari 17-vjeçar dhe një shtetasi gjerman 19-vjeçar, në stacionin e trenëve në Trudering të Gjermanisë, 19-vjeçari ka pësuar këndime pasi është shtyrë në binarë nga kosovari.
Pasditen e vonshme të së martës, në stacionin e trenëve në Trudering, është shkaktuar një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në sulm fizik mbi një 19-vjeçar. Dyshohet se ai është sulmuar nga një 17-vjeçar dhe më pas është shtyrë në binarët e trenit. Policia federale gjermane i ka filluar hetimet dhe është në këkrim të dëshmitarëve.
Rreth orës 17:00, një shtetas 19-vjeçar gjerman nga Haar, ka qenë duke pritur trenin në Trudering për të udhëtaur në drejtim të Ebersbergut. Një kosovar 17-vjeçar e ka sulmuar 19-vjeçarin dhe në mes tyre ka filluar përleshja fizike, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast, 17-vjeçari për një moment e ka shtyrë shtetasin gjerman në binarët e trenit. Por, shtetasi gjerman arriti të ngjitet sërish në platformën e stacionit, ndërsa në mes tyre ndërhynë disa udhëtarë rasti për t`i ndarë.
Në ndërkohë, 19-vjeçari ka hipur në tren dhe ka vazhduar për në destinacionin e duhur. Atje, atij i është dhënë ndihmë mjekësore, pasi kishte pësuar lëndime në fytyrë dhe në pjesën e pasme të trupit. Pak më vonë, edhe kosovari është paraqitur vullnetarisht në polici, ndërsa kjo e fundit është në kërkim të dëshmitarëve të ngjarjes. (Shtegu.com)

