12:02:19 2017-11-30
Më 30 nëntor rreth orës 01.25, një vozitës kosovar ka qenë duke drejtuar veturën e vet në rrugën „Drautal Bundesstrasse (B 100)“ në drejtim të Greifenburgut në Austri. Për shkak të kushteve të rënda nga akulli, ai rrëshqet nga rruga, duke u rrokullisur në një hendek dhe mbetet i përmbysur në çati.
Gjatë aksidentit, bashkudhëtarja 48-vjeçare kosovare ka pësuar lëndime të shkallës së pacaktuar, shkruajnë mediat austriake, përcjellë „Shtegu.com“. Me ndihmën e ambulancës, ajo është dërguar në spitalin e KH Spittal/Drau, ndërsa dy udhëtarët e tjerë dhe vozitësi kaluan pa lëndime. Vetura ka pësuar dëme të tërësishme. (Shtegu.com)

