Policia vigjilente zvicerane arreston edhe dy kosovarë

42 Lexime

15:09:16                2018-01-12

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Cyrih, mëngjesin e së mërkurës në Ottenbach dhe Obfelden, ka realizuar kontrolle me ç`rast ka arrestuar katër persona.

Gjatë orëve të mëngjesit, në periudhën e tollovisë së mëngjesit në komunikacion, policia zvicerane e Kantonit Cyrih ka realizuar kontrolle punktuale. Me këtë rast janë arrestuar katër persona, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“. Në një furgon kanë qenë tre persona, në mesin e të cilëve dy shtetas kosovarë të moshës 34-, dhe 39-vjeçare të cilëve u ishte ndaluar hyrja në territorin zviceran.

 

Ata akuzohen për shkelje të kësaj ndalese dhe qëndrimin ilegal në Zvicër. Më pas, ata dyshohen edhe për punë ilegale, ndërsa vozitësi italian dyshohet se që të dy i ka punësuar dhe u ka ofruar vendqëndrim. Njëri nga dy kosovarët ka qenë i kërkuar edhe me urdhërarrest.

 

Edhe një shtetas slloven është arrestuar pasi ka qenë i kërkuar me urdhërarrest. Më pas, policia zvicerane ka denoncuar një shtetas tjetër 44-vjeçar slloven, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Tek një shtetas tjetër sllovak 38-vjeçar, policia ka gjetur një sasi të marihuanës. (Shtegu.com)