Afganezi e therë me thikë shqiptarin për shkak se dashti t`ia zhveshë pantallonat

Date:

15:46:34             2018-01-12

 

 

 

Një shtetas 26-vjeçar afganez, para Gjykatës së Kielit në Gjermani, të premten ka pranuar se e ka therë me thikë një shtetas kosovar 19-vjeçar. Për shkak të zemërimit të madh që shqiptari iu kishte afruar me qëndrim seksual, ai e ka therë ate në një qendër strehimi në Neumünster. Sipas tij, si mysliman i devotshëm, kontaktet e tilla janë një mëkat i madh, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Shqiptari i ishte afruar dhe ka dashur t`ia zhveshë pantallonat. Me këtë rast, afganezi e godet me grusht në kokë dhe mbrohet me një thikë kuzhine. Ai ka menduar se nuk i ka shkaktuar plagë të rënda.

 

Sipas akuzës, shqiptari ka pësuar plagë të rrezikshme për jetë dhe është dashur të operohet urgjentisht. Akuza e ngarkon afganezin për përpjekje për vrasje. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...