Policia italiane arreston katër kosovarë të dyshuar për terrorizëm

44 Lexime

18:31:35               2017-03-30

 

 

 

 
Në Venedik janë arrestuar tre kosovarë, të dyshuar për sulme terroriste, të cilët dyshohet se kanë dashur ta hedhin në erë urën e famshme të Rialtos. Sipas një komunikate të policisë dhe Prokurorisë italiane, me këtë rast janë arrestuar tre kosovarë, si dhe një i mitur.

 

 

 

 

Për shkak të dyshimit se kanë përgatitur sulme terroriste në urën e famshme të Rialtos në Venedik, policia italiane ka arrestuar katër persona. Ata janë arrestuar gjatë një kontrolli të realizuar gjatë natës së kaluar, të zhvilluar në gjithsej 12 lokacione të ndryshme në qendrën e Venedigut, thuhet në një komunikatë të policisë italiane, përcjellë „Shtegu.com“. Për shkak të „radikalizimit të tyre religjioz“ ata u kishin rënë në sy hetuesve qysh para disa muajsh.

 

 

 

„Për shkak të të gjithë të pafeve në Venedik, me një granatë dore nën urën e Rialtos, do të shkosh menjëherë në Parajsë“, ka thënë njëri nga të dyshuarit gjatë një telefonate të përgjuar. Kjo deklaratë e tij ka qenë alarmante, ka pohuar prokurori italianAdelchi d’Ippolito, i cili më tej ka njoftuar se të dyshuarit janë informuar edhe lidhur me lëndë eksplozive, të cilat ende nuk i kanë pasur në pronësi.

 

 

 

Tre personat kanë shikuar edhe video propaganduese të Shtetit Islamik duke e paralajmëruar përkrahjen e tyre.