Policia e Bernës konfiskon heroinë në vlerë prej një milion frangash
21:25:48 2019-04-08
Policia Kantonale e Bernës në Zvicër, si duket i ka rënë në gjurmë një rrjeti të gjerë trafikantësh të lëndëve narkotike. Siç shkruan „20 Minuten“, me këtë rast janë arrestuar dy persona.
Hetuesit kanë zbuluar një shtrrje të gjerë të trafikimit të heroinës: Për momentin janë arrestuar dy persona, një shqiptar 51-vjeçar dhe një një shtetas 57-vjeçar verimaqedonas, informon Shtegu.com. Ata e kanë pranuar veprën pjesërisht, siç njoftoi të hënën Prokuroria Publike Rajonale në Jura-Seeland. Të dy personat duhet të përgjigjen para trupit gjykues për vepra të kualifikuara, kundër Ligjit të drogës.
Policia kishte hetuar me muaj të tërë. Në një bastisje në mes të dhjetorit të vitit 2018 në Komunën Ipsach, ajo kishte gjetur gjithsej mbi nëntë kilogramë heroinë, me një vlerë tregu prej një milion frangash zvicerane, njofton Shtegu.com. Gjithashtu janë siguruar edhe disa mijëra franga para të gatshme.
Dyshohet se që të dy personat kanë blerë, përpunuar dhe ruajtur sasi më të mëdha të heroinës për disa muaj të tërë. Sipas prokurorit publik, ata drogën e kanë shitur kryesisht në Seeland dhe Emmental.