Sadiku me Porsche i tmerron protestuesit zviceranë në Cyrih

Date:

17:38:47                 2019-04-08

 

Sekonda tmerri të shtunën në Cyrih: Një Porsche i zi Panamera qarkullon në drejtim të marshimit protestues për demo klimën. Për pak sa nuk shkaktohet një përplasje fatale me demonstruesit. Gazeta „Blick“ është konfrontuar me pronarin e kësaj veture luksoze.

Demonstruesit u desh të hidhen anash në mënyrë që të mos goditen: Të shtunën, një vozitës i veturës Porsche hyri në mes të demonstruesve për protestën klimatike në Cyrih, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Sipas dëshmitarëve okularë, vozitësi fillimisht e drejtoi Panamerën e zezë përmes turmës, në një ritëm të qetë. Pastaj ai papritmas e shpejtoi. Të paktën një person është goditur, një fëmijë trevjeçar mezi ka arritur të largohet.

Më pas, filloi zemërimi i demonstruesve kundër vozitësit të Porsche-së. Atij iu thyen pasqyra dhe dritarja e pasme. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar. Hulumtimi i gazetës „Blick“ dëshmon: Panameran e zezë e ka blerë një zyrë për ndërmjetësim. Kompania drejtohet nga personi Sadik K. (40). Fqinjët e tij konfirmojnë: „Po, në shumicën e kohës ai ulet pas timonit të Porsche-s“. Ndonjëherë edhe bashkëshortja e tij e drejton veturën e tij.

Ata e përshkruajnë atë si elegant dhe gjithmonë të rezervuar: „Ai gjithmonë përshëndetet në një mënyrë miqësore, por nuk kërkon kontakt më të ngushtë“, thonë banorët e tij fqinj në Rappersëil SG.

Në pyetjen e gazetarëve zviceranë lidhur me akuzat, ai është përgjigjur shkurt: „Nuk kam kohë“, njofton Shtegu.com. Ende mbetet e paqartë nëse sipërmarrësi është konfrontuar me demonstruesit. Policia zvicerane, për momentin nuk jep informata më të hollësishme për vozitësin, pasi hetimi ende është duke u zhvilluar.
Megjithatë, zëdhënësi Christian Spaltenstein ka konfirmuar „se disa akuza kundër vozitësit të Porsche-s janë praniar për shkak të incidentit në demonstratën klimatike“. Dëshmitarët okularë raportuan ngjarjet në stacione të ndryshme policore. Deklaratat e tyre tani janë të koordinuara. Mbetet e paqartë nëse pronari Porsche-s gjithashtu ka denoncuar demonstruesit për shkak të dëmtimit të pronës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...