Franca po dëbon dy kampionë juniorë shqiptarë të xhudos (VIDEO)

74 Lexime

22:52:38                 2019-04-08

 

 

Shkolla franceze sportive e xhudos ESSM në Saint-Martin-d’Hères e ka marr përsipër të mbrojë dy shqiptarë të rinj të kërcënuar me dëbim. Dy kampionë të ardhshëm. Por prindërit e të cilëve, refugjatë në Francë për 3 vite, janë të detyruar të largohen nga territori francez.

Xhensila e re (15) dhe vëllai i saj më i vogël Nikolla (11), janë nxënës të shkëlqyeshëm. Dhe kampionë të ardhshëm, sipas trajnerit të tyre të xhudos, shkruan „France 3“, përcjell Shtegu.com. Nikolla tashmë është kampion i departamentit dhe rajonal, i zgjedhur për kampionatin francez në muajin qershor. Edhe Xhensila do të marrë pjesë në shpresat e kampionatit francez.

Por nga dita në ditë, që të dy janë të rrezikuar që të largohen nga territori francez, nën ndikimin e një urdhërdëbimi i muajit dhjektir të vitit 2018. Ata e apeluan këtë vendim prefektural në gjykatën administrative. Seanca është dashur të zhvillojet më 28 mars 2019.

Ekipi sportiv i Saint-Martin-d’Hères e ka marr përsipër mbrojtjen e tyre. Klubi ka shkruar një certifikatë në të cilën udhëheqësit përmendin „mirësinë, mirësjelljen e këtyre dy fëmijëve që krijojnë unanimitetin në kuadër të klubit“. Ata shtojnë: „ndonëse me origjinë të huaj, ata flasin frëngjisht rrjedhshëm e në mënyrë të përkryer dhe nuk kanë problem të integrimit“, informon Shtegu.com.

Kampionja franceze e xhudos, Isère Sarah Nichilo, shkon edhe më larg. Në një letër dërguar mediave franceze, ajo thekson se këta dy të rinj „janë të jashtzakonshëm, si për cilësitë e tyre teknike dhe fizike, por sidomos për sjelljen e tyre shembullore dhe mentalitetin“.

Ajo thotë se ata janë „njerëz të respektueshëm, të matur, të sjellshëm dhe të përulur“. „U bëra shumë dashamirëse për këtë familje që po bën gjithçka që të mund të integrohen më mirë“. „Ata janë të zënë ngushtë dhe ne duhet t`u ofrojmë ndihmë“.