Polici hero austriak që shpëtoi vogëlushen dyvjeçare shqiptare: „Duhej të veproja shpejt“

68 Lexime

Polici, zjarrfikësi dhe infermieri – Patrick Findt (33) nga Schëertberg, është një hero i vërtetë! Të premten, 33-vjeçari goditi në dritaren e pasme të një makine në Linz, në të cilën Blerina e vogël (2) ishte ngujuar për një orë. „E vogla ishte aq e rrezikuar, sa duhej të vepronim menjëherë“, thotë ai.“Kronen Zeitung“.

„Kur arritëm në vendin e ngjarjes, disa njerëz ishin duke qëndruar rreth makinës dhe duke tundur duart në mënyrë të egër“, thotë Findt. Policia pranoi thirrjen e urgjencës rreth orës 15:30 se një vajzë dyvjeçare ishte mbyllur në një Audi A 4, në një parking në Kremplstrasse në Linz, për rreth një orë. “Babai i saj më tregoi se si vajza e tij ishte ngujuar për një orë në veturë. Në këto çaste, jeta e saj ishte rrezikuar, kështu që ne duhej të vepronim sa më shpejt”, thotë polici austriak, informon Shtegu.com.

Në konsultim me babain (34), një kosovar nga Sierning, Findt reagoi shpejt – ai goditi me çekan dritaren e pasme të makinës. „Xhami ishte pak i fortë, kështu që e godita mjaft fort me dorën time“, tha heroi Schëertberger. Blerina e vogël u lirua përfundimisht nga ngujimi dhe iu dorëzua ekipeve të shpëtimit. Patrick Findt gjithashtu duhej të trajtohej me prerje të vogla në spital: „Nuk janë aq të rënda, janë vetëm dy plagë të vogla që do të ngjiten shumë shpejt“.

Gjatë intervenimit, temperatura e jashtme ishte rreth 22 gradë: „Patjetër që në veturë kanë qenë 40 gradë, në mes të verës do të dukej shumë më ndryshe“, thotë Findt. Studiuesit nga SH.B.A. kanë hetuar se sa fatale mund të jetë nxehtësia në makinë shumë shpejt. Në një temperaturë të jashtme prej 34 gradësh, një makinë nxehet deri në 50 gradë brenda 30 minutave. Edhe nëse është më freskët, si në rastin aktual, ajo shpejt mund të bëhet kërcënuese për jetën.