Policë të rremë e mashtrojnë zviceranen për 3,6 milionë franga

Date:

13:55:21                     2019-06-26

 

Për rreth pesë muaj, autorë të panjohur i kanë plaçkitur kursime prej rreth 3,6 milionë franga një gruaje me vendbanim në Kantonin e Cyrihut.

Në muajin nëntor, gruaja u kontaktua me telefon nga një e huaj që i tha se ishte një oficere policie. Policja e rreme e bëri të besojë se autorët ishin vënë pas kursimeve të saj dhe në këtë projekt ishin të përfshirë edhe nëpunësit e bankës.

Zviceranja u paralajmërua në mënyrë të përsëritur, duke e këshilluar që të mos flsite me askend rreth kësaj, në mënyrë që të mos rrezikonte hetimin e pretenduar në vazhdim, shkruan në një komunikatë policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Për disa muaj me radhë, ajo së paku një herë në ditë kishte pranuar thirrje telefonike nga mashtruesja apo nga një „koleg“ i dyshuar i saj.

Autorët paraqiteshin në mënyrë empatike dhe me një natyrë keqdashëse e ushtrimin e presionit psikologjik, arritën për të manipuluar sjelljen e viktimës. Për disa muaj, tek autorët e panjohur u dërgua një fond prej rreth 3.6 milionë franga.

Policia Kantonale e Cyrihut dhe prokurori publik i Kantonit të Cyrihut kanë filluar hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...