Plagosja e së premtes me thikë: Gjyshi dashti t`i ndihmojë mbesës

Date:

Pasditen e së premtes, në Olten të Zvicrës janë takuar disa persona e më pas kishte filluar zënka mes tyre. Sipas një komunikate të policisë zvicerane, gjatë kësaj janë përdorur edhe armë të ftohta, me ç `rast njëri nga ta ka pësuar lëndime në gjoks, por është jashtë rrezikut për jetë. Dy persona menjëherë janë arratisur nga vendi i ngjarjes me veturë, por pas pak kohësh janë ndaluar nga policia. Bëhet fjalë për dy kosovarë të moshës 21 dhe 45-vjeçare, të cilët për momentin gjenden në paraburgim. „Aargauer Zeitung“ ka dalë të shtunën me një artikull në të cilin gjërat qartësohen pak më shumë. Në të vërtetë, personi i plagosur është kosovari Irfan Tafoshi, të cilin në spital e ka vizituar Televizioni zviceran „Tele M1“ dhe nipi i tij Edisoni. „E di se ai ka dhimbje të mëdha, por ai nuk dëshiron t`i tregojë“, ka deklaruar Edisoni. Lidhur me kryerësit e veprës, bëhet fjalë për mbesën 21-vjeçare të Irfanit dhe babain e saj 45-vjeçar. Që të dy janë kosovarë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...