Picat po keqpërdoren nga trafikantët e drogës në kohën e kësaj krize

Date:

Screenshot

Aktualisht, organizatat po i fshehin lëndët e tyre narkotikë ndër të tjera edhe nëpër kuti picash. Të enjten, Interpoli ka lëshuar ​​një paralajmërim.

Sipas Interpolit, organizatat kriminale po i përdorin furnizuesit e ushqimit për të transportuar drogën gjatë krizës së koronavirusit, informon Shtegu.com.

Interpoli paralajmëron se gjatë krizës së koronavirusit, organizatat kriminale po përdorin furnizuesit e ushqimit për të transportuar droga dhe mallra të tjera të paligjshme. Raportet korresponduese janë në dispozicion nga Irlanda, Malajzia, Spanja dhe Britania e Madhe.
Këtë e kanë bërë publike të enjten autoritetet e policisë ndërkombëtare. Në muajin prill, policia spanjolle arrestoi gjithsej shtatë persona në Alicante dhe Valencia, të cilët ishin maskuar si shpërndarës të furnizimeve ushqimore. Ata kanë dorëzuar kokainë dhe marihuanë me biçikletë, motor dhe veturë, pohojnë autoritetet me qendër në Lyon të Francës. Disa nga drogat kanë qenë të fshehura nën shtresën e poshtme të dyfishtë të valixheve të furnizuesve.

Në Irlandë, sipas Interpolit, policia gjeti tetë kilogramë kokainë dhe dy pistoleta të fshehura në kuti picash. Policia e Malajzisë njoftoi se ata ishin kontaktuar nga një furnizues i picave, i cili ishte bërë i dyshimtë kur një porosi për një klient peshonte 11 kilogramë. Furnizuesit mund të jenë bashkëpunëtorë ose pa dijeni të involvuar në transportin e drogës, theksoi Interpoli. Kriminelët mund të maskohen edhe si vozitës-furnizues, paralajmëroi policia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...