Sindikalisti shqiptar Hilmi Gashi në mbrojtje të migrantëve të prekur nga kriza aktuale

225 Lexime

Për shkak të krizës së koronavirusit, shumica e migrantëve dhe migranteve nuk u prekën vetëm nga aspekti financiar

Zamire Zeta nuk e di më si t`ia bëj mëtutje. Që nga vjeshta e kaluar, shqiptarja e re rreth të njzetave, kishte punuar në një restorant në Kantonin e Lucernit. Në muajin mars, ajo filloi një punë të re, gjithashtu në gastronomi. Në të njëjtën kohë, Këshilli Federal zviceran i mbylli restorantet. Qysh në kohën e punës provuese, Zamirja u pushua nga puna.

Tani, të gjendet një punë është një synim i pashpresë. Përpos kësaj, ajo nuk mund të tërheq kompensim të hollash nga enti i papunësisë, pasi nuk i ka plotësuar kushtet për të arritur përvojën e nevojshme në këtë drejtim. Në të vëretë, ajo është dashur të tërheq të holla nga enti social, derisa të kalojë kriza e koronavirusit. Por, nuk ka guxim, pasi frikësohet se do ta rrezikojë lejeqëndrimin e saj.

EDHE ME LEJEQËNDRIM C TË PASIGURT

Shumica e migrantëve dhe migranteve, të cilët për shkak të krizës së koronavirusit e kanë humbur vendin e tyre të punës, tashmë janë të kërcënuar për ekzistencën e tyre. Po që se tërheqin të holla nga enti social, informata shkon tek enti i migracionit, i cili lejeqëndrimin mund ta shndërrojë në më të ulët apo edhe ta anulojë. Kjo vlen për persona të cilët në Zvicër janë duke qëndruar 15 apo më tepër vite dhe janë në posedim të vizës C, e cila në realitet do të mundësonte të drejtën e qëndrimit të pakufishëm.

Hilmi Gashi, udhëheqës i çështjes së migrimit te Sindikata Unia, për gazetën e sindikatës „ëork“ ka deklaruar: „Në mesin e anëtarëve të huaj të sindikatës po mbretëron frikë“. Që nga shpërthimi i krizës së koronavirusit, ai i ka këshilluar me qindra njerëz, informon Shtegu.com. „Shumica prej tyre, nga autoritetet gjegjëse janë paralajëmruar se nëse marrin ndihma sociale, ata nuk kontrbuojnë mjaftueshëm në integrim dhe lejeqëndrimi i tyre nuk od të prolongohet“.

SHUMËFISH TË DËNUAR

Por, kjo nuk është e gjitha. Ligjet zvicerane dhe autoritetet, me praktikën e tyre të zbatuar, po i dënojnë shumëfish migrantët dhe migrantet. Ja edhe dy shembuj të tjerë:

* Shumica nga rreth 70 000 persona me një lejeqëndrim të shkurtër e kanë humbur vendin e tyre të punës, sikur që është rasti në ndonjë restorant apo teleferik. Dhe tani, për të parashtruar kërkes për kompensim të hollash papunësie, atyre u nevojitet një vërtetim nga vendi i i origjinës, se më herët kanë punuar në BE. Por, shumica e tyre, tashmë disa javë janë duke pritur në plotësimin e formularëve të tyre. „Autoritetet në Itali, Portugali apo Spanjë, janë të vërshuar nga parashtresat e tilla“.

* Ai i cili tani është i varur nga ndihmat sociale, më pas nuk do të mund të natyralizohet. Për shembull, në Kantonin e Bernës, duhet të hiqet dorë për dhjetë vite paraprakisht nga ndihmat sociale, në mënyrë që të parashtrohet kërkesa për pasaportën e kuqe.

Hilmi Gashi pohon: „Kjo i prek shumë persona mirë të integruar, të cilët duan të jenë pjesë e jetës politike“.

Në esencë, Qeveria zvicerane nga kantonet ka kërkuar që në këto raste të tregohen tolerantë. Me këtë rast, Hiliu pohon: „Kjo nuk mjafton“. Këta persona janë viktima të pandemisë, bile edhe të masave të aplikuara nga Këshilli Federal. Është tepër e dhimbshme që ata pa fajin e tyre e kanë humbur vendin e punës. Ajo që Këshilli Federal më së paku mund të bëjë, është që t`i ndërgjejgjësojë se nuk do të dënohen në mënyrë shtesë. „Tani do të duhet një rregullore e qartë. Tërheqja e ndihmave sociale nuk do të duhet të jetë kusht për integrimin e tyre“, ka përfunduar Hilmi Gashi.