Paralajmërimi i ekspertit të njohur amerikan: Nuk do të ndodhë shkëmbimi i territorit

Date:

 

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, ka komentuar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

 

Serwer, teksa është pyetur për pretendimet e Thaçit, që Kosovës do t`i bashkohet Presheva, Medvegja e Bujanoci e në anën tjetër nuk do të preket veriu, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ai ka deklaruar se nuk do të ndodhë shkëmbimi i territorit Kosovë-Serbi.

“Nuk do të ndodhë. Edhe një shkëmbim territori nuk ka të ngjarë”, ka thënë Serwer.

Në këtë intervistë, profesori amerikan ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo ka prekur politikën në Kosovë. Sipas tij, Specialja po krijon pasiguri të madhe. “Ajo tashmë po prek politikën në Kosovë, ku po krijon një pasiguri të madhe. Do të doja të shihja llogaridhënie, jo pasiguri”, ka theksuar Daniel Serwer./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...