Pesëmbëdhjetëvjeçarët shqiptarë gjurmëve të Shaqirit me shokë në reprezentacionin e Zvicrës
12:57:33 2019-05-08
Në Tubize të Belgjikës është zhvilluar ndeshja e reprezentacioneve të Zvicrës dhe asaj të Belgjikës, të grupmoshës pesëmbëdhjetëvjeçare. Ndeshja u zhvillua në kuadër të turneut „Future des 3 Nations“, informon Shtegu.com. Përfaqësuesja zvicerane e ka fituar lojën me rezultat 1:2, ndërsa në përbërjen e ekipit kanë luajtur edhe shumë shqiptarë.
Vlen të përmendet debutimi i pesëmbëdhjetëvjeçarit Liburn Azemi, që është pjesë e FC Fribourg AFF M 15, i cili tregoi një lojë të shkëlqyeshme, duke dëshmuar se po shkon gjurmëve të futbollistëve shqiptarë në Zvicër. Gjithashtu kanë luajtur edhe Altijan Istrefaj, Ermal Zeka, Ledjan Sahitaj, Edon Berisha, Dion Dermaku dhe Arlind Haliti.
Përfaqësuesja e Belgjikës e shënoi golin e avantazhit në minutën 14`, ndërsa golat e përmbysjes së rezultatit për Zvicrën i shënuan Luuk Breedijk në minutën 60` dhe Samy Muhammad në minutën 80`, njofton Shtegu.com.
Nëpër portale të ndryshme nuk kanë të ndalur urimet dhe përgëzimet për këtë gjeneratë të re simpatike, e cila po dëshmon se në Zvicër është duke u zhvilluar një futboll i rangut botëror.