Përse duhet të konsumoni vezë

Date:

Konsumi i vezëve të paktën 4 në javë bën shumë mirë për shëndetin e syve. Sipas një studimi të publikuar në revistën Clinical Nutrition, kjo gjë mbron shikimin nga një sëmundje e rëndë që është shumë e zakonshme në moshën e tretë, makulopatia.

Rezulton se një konsum i rregullt i vezëve redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje, që godet retinën dhe që mund të sjellë edhe verbëri.

Nga statistikat rezulton se kush ha të paktën 4 vezë në javë ul rrezikshmërinë deri në 49% në krahasim me persona të cilët konsumojnë vetëm një vezë në çdo 7 ditë. Por jo vetëm, edhe në ato raste kur pacientët ishin të prekur nga kjo sëmundje, nëse në regjimin ushqimor shtonin sasinë e vezëve, kishte 65% më tepër mundësi që sëmundja të mos përkeqësohej.

Ekspertët e universitetit Westmead për kërkime shkencore në Australi, për këtë studim kanë monitoruar për 15 vjet rreth 3700 pacientë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...