Përse Albin Kurti duhet ta mbaj larg Edi Ramën

Date:

Nga Arben Llalla

Nuk dua të përmend për lidhjet e ngushta të Ramës me Vuçiqin apo për përpjekjet e tij për të ndarë Kosovën, sepse Albin Kurti i di më mirë si çdo shqiptar tjetër, por do të flas për përçarjen që mbjell Rama atje ku shkel e pi kafe.

Edi Rama bëri përpjekje të forta për të zhdukur Çështjen Çame, financoi miliona euro që PDIU mos të kishte asnjë deputet në Kuvendin e Shqipërisë duke u vënë në shërbim të Greqisë. Rama u mundua me çdo mënyrë të përçajë PDIU-në e ta nxjerrë jashtë politikës, si inekzistente, por nuk ia arriti këtij qëllimi dashakeqës. (Jo rastësisht Edi Rama e nisi sulmin për neutralizimin e PDIU, për të sulmuar më tej partitë shqiptare në Maqedoni e Kosovës)

Edi Rama ndau Lëvizjen BESA në Maqedoni në dy pjesë, është pikërisht Rama përçarësi dhe projektuesi për shkatërrimin e kësaj Lëvizje BESA. Me tryezën e partive shqiptare në Maqedoni (viti 2016) erdhi ndarja e Lëvizjes BESA, si dhe prishja e koalicionit të ASH me RDK. Me emrin “Platforma e Tiranës” që shpiku Rama në vitin 2017, si projekt i partive shqiptare në Maqedoni, ai u dha shkak fqinjëve tanë të mendojnë që shqiptarët po përgatiten për shkatërrimin e Maqedonisë së Veriut. Dhe shkaktari kryesor i akuzave të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për “Platformën Fantazmë të Tiranës” ishte Edi Rama, duke i paraqitur shqiptarët si ekstremistë dhe të rrezikshëm për Ballkanin. Por, doli se ajo “Platformë e Tiranës” së Edi Ramës nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. (Kur Edi Rama vizitoi Tetovën, me pretekstin se do bashkonte faktorin shqiptar të Maqedonisë, tetovarët i vendosën foton e Esat Pashë Toptanit)

Pasi përçau shqiptarët e Maqedonisë Edi Rama u hodh në sulm për përçarjen e Lëvizjes VetëVendosje dhe ia arriti qëllimit me njerëzit e tij, Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqaj. Molliqaj nga shërbimi që i bëri Edi Ramës arriti që bashkëshorten e tij Besa Shahini ta bënte ministre e Arsimit të Republikës së Shqipërisë pa plotësuar asnjë kriter.

Edi Rama si kryqtar mbrojtës i Kishës Orthodokse Greke ka parimin “përça e sundo”, që më tej të shpallej “Sulltan”, nënshtruesi i klasës politike shqiptare në Ballkan, por ky qëllim dashakeqës i një skizofreni nuk u arrit.

Albin Kurti bënë mirë t’i ketë parasysh këto dhe të këshillohet me ata miqtë e tij në Tiranë, të cilët e kanë mbështetur në ditët më të vështira, atëherë kur Edi Rama bëri çdo përpjekje për ta shkatërruar dhe neutralizuar VV. Ndaj, Albini duhet ta ketë parasysh fjalën e urtë popullore: “Mos e bëj kurrë mik armikun e mikut tënd”.INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...