Çfarë do të bënin shqiptarët pa “Shacat” e tyre (VIDEO)
Çfarë do të ndodhte me Kosovën po që se shqiptarët nga Zvicra nuk do të dërgonin para në vendlindje? Për dekada të tëra, ata i kanë mbështetur të afërmit e tyre në trojet shqiptare. Por, brezat e rinj vështirë se do ta vazhdojnë këtë praktikë.
Kosova është vendi i dytë më i varfër në Europë. Vuan nga papunësia e lartë dhe mungesa e investimeve. Transferimet nga diaspora e Gjermanisë, Zvicrës dhe vendeve nordike përbëjnë rreth 17 për qind të produktit të brendshëm bruto, ndërsa ndihma ndërkombëtare e donatorëve përbën 10 për qind të tjera. Qeveria federale do të kontribojë me gjithsej 80 milion franga për periudhën 2017-2020.
Tashmë disa breza, kosovarët janë larguar nga vendi i tyre për të gjetur ndonjë punë në Perëndim. Por jashtë vendit, shumica e kanë gjithnjë e më ështirë për ta mbajtur kulturën e tyre të gjallë në një vend të huaj, shkruan “SRF”, përcjell Shtegu.com. Shumë të rinj kosovarë që kanë lindur në Zvicër ose janë shpërngulur nga atje në një moshë të re, nuk flasin shqip. Jeta në shtëpinë stërgjyshore mund të ndjehet e huaj.
Kosovarët, të cilët jetojnë në Zvicër dhe kthehen gjatë verës për t’u ribashkuar me familjet e tyre, quhen me dashuri „Shaci“. Ata kanë një lidhje të fortë emocionale ndaj atdheut të tyre.
Vizitat e tyre, për çdo vit gjallërojnë ekonominë lokale për disa muaj. Nëpër restorante dhe rrugët tregtare të qyteteve më të mëdha, ata janë të shumtë: Prizreni, Prishtina dhe Peja. Me frangat e tyre të pushtetshme zvicerane, ata mund të jetojnë në hotele luksoze që kushtojnë një pjesë të asaj që do të paguanin në shtëpi.
Meqenëse shumë kosovarë zviceranë udhëtojnë me vetura, pikat e karburanteve bëjnë biznes të madh kur „Shacat“ udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për të vizituar atraksionet turistike, përfshirë përmendoret e heronjve të luftës. Disa blejnë banesa ose madje ndërtojnë vila luksoze. Industrisë së ndërtimit kjo i siguron oferta të mirëseardhura.
Gjatë pushimeve të tyre në Kosovë, sëissinfo.ch u takua me disa „Shaca“ dhe i pyeti se si ndjeheshin të ishin pjesë e diasporës.
https://www.swissinfo.ch/ger/zum-urlaub-nachhause-fahren_was-wuerde-kosovo-ohne-diaspora-machen-/45280140?utm_source=multiple&utm_campaign=swi-rss&utm_medium=rss&utm_content=o