Përleshje dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Serbisë, protestë para parlamentit
Incidente në sallën e Kuvendit, siguria që ndan deputetët e qeverisë dhe opozitës. Seanca vazhdoi. Protesta para Kuvendit
Seanca e parë e Kuvendit të Serbisë në vitin 2025 filloi ashtu siç përfundoi në vitin 2024 – në mënyrë të trazuar dhe pa disa deputetë të opozitës.
Në rendin e ditës janë 62 pika dhe në mesin e tyre nuk është dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviq, por kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiq ka paralajmëruar se do të diskutohet në fund të seancës.
Në disa raste ka pasur përleshje dhe hedhje të gazit tymues, e pastaj pluhuri i bardhë ka mbushur sallën e kuvendit.
Para votimit të rendit të ditës u ndezën flakë dhe u hodhën vezë, ndërsa sigurimi tentoi të ndajë deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës.
Disa deputetë u larguan nga dhoma duke u kollitur, gaz lotsjellës dhe sprej piper ishin në ajër, dhe stafi parlamentar vraponte nëpër korridore, duke mbajtur peceta dhe kova, raportoi reporteri i BBC.
Dy deputete të Partisë Progresive Serbe (SNS) janë goditur – njëra është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe mjekët po luftojnë për të dhe fetusin, ndërsa tjetra është në rrezik për jetën, njoftoi kryetarja Brnabiq.
Në një re tymi dhe me njolla të zeza në kostum, ajo njoftoi se seanca do të vazhdojë sepse “Serbia duhet të punojë”.
Mund të na vrisni vetëm për të na penguar të punojmë”, i tha ajo opozitës.
Opozita tha se incidentet kanë ndodhur pasi nuk kanë dashur të punojnë sipas agjendës së propozuar, transmeton portali Shtegu.
“Duhet thënë se deputetët e opozitës kanë përdorur mjete piroteknike për të treguar se seanca nuk duhet të vazhdojë në këtë mënyrë.
“Më falni nëse dikush u lëndua, e di që kolegët e mi gjithashtu pësuan goditje nga policia dhe disa deputetë të qeverisë”, tha për BBC Serbe Radomir Lazović, deputet nga Fronti i Gjelbër-Majtas i opozitës.
Kjo parti politike kërkon që deputetët të diskutojnë vetëm për kërkesat e studentëve dhe dorëheqjen e Vuçeviqit.
Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme pas sulmit ndaj studentëve të Novi Sadit më 28 janar, tre muaj pas shembjes së tendës në atë qytet që vrau 15 njerëz dhe një valë protestash të përditshme dhe bllokada studentore në të gjithë vendin.
Deputetët e opozitës njoftuan në fillim të seancës se “Qeveria ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund të propozojë ligje”.
Studentët nga disa universitete në bllokadë mbajtën një protestë para ndërtesës së Parlamentit serb dhe një grup demonstruesish të mbetur më vonë hodhën vezë në tapetin e kuq në shkallë.
Ndër katër kërkesat është edhe përcaktimi i përgjegjësisë penale për tragjedinë e Novi Sadit.