Përkthyesi iranian e tmerron shqiptarin e Preshevës

35 Lexime

Agjencitë e udhëtimit dhe taksit në Preshevë janë duke fituar para të majme.

 
„Aspak nuk jam i kënaqur me Islamin, kur të arrij në Suedi, do të konverohem në të krishter“, ka pohuar Mojtaba, i cili është duke pritur në radhë për tu regjistruar në Preshevë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë. Përkthyesi njëzetegjashtëvjeçar i frengjishtes nga Teherani, është i veshur super shik, ndërsa në Iran ka qenë edhe maneken. „Islami te ne është përdorur vetëm si armë për të na shtypur“, është shprehur ai me zë të lartë.

 

 

Erdogani, një shqiptar 25-vjeçar nga Presheva, është shokuar nga deklarata e Mojtabait, sikur t`i kishte rënë një shkëmb mbi shpinë. Ai është rritur në këto troje, është mysliman dhe ka ndjenjën se refugjatët myslimanë janë vëllezërit e tij. „Si mund të thuash kështu për Islamin?“, e ka pyetuar Mojtabain. „Islami është fe e paqes, ndërsa të krishterët janë serbë. Dhe ata kanë luftuar kundër nesh“. Në Ballkan, aty ku feja dhe përkatësia etnike janë të vlerësuara njësoj, është vështirë të dallohen gjerat, shkruan „Der Standard“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Mojtaba dhe Erdogani kanë jetuar nën shtypje të rëndë politike dhe që të dy janë duke i vuajtur pasojat religjioze. Në Preshevë kryesisht jetojnë shqiptarë, por biznesi me refugjatët i ka angazhuar edhe serbët. Përkundër dhjetëra autobuësve, në anën tjetër shihen edhe disa të rinj, të cilët i tubojnë refugjatët. Për çdo refugjat ata marrin nga pesë euro, për t`i vendosur nëpër autobusë. Udhëtimi me autobus deri në kufirin kroat kushton 35 euro, duke u sjellë pronarëve të agjencive fitime të majme. Por, fitimet më marramendëse janë me taksi, të cilët për një udhëtim deri në kufirin kroat kërkojnë mesatarisht deri në 400 euro. Por, po që se ndokush dëshiron të udhëtojë ilegalisht pa u regjistruar, duhet të paguajë 800 euro, me ç`rast taksistët rrezikojnë një gjobë nga policia.

 

 

Pasi këtu nuk ka qendra strehimi, mijëra refugjatë dëshirojnë të largohen sa më shpejtë nga Presheva. Por, këtu duhet të presin për dy ditë të tëra për tu regjistruar. Mojtaba nuk i ndjen më këmbët e tij nga i ftohti dhe qëndrimi i gatë. Vetvetiu parashtrohet pyetja: të qëndrosh e të ngrishë, apo të marrësh një taksi. Dhe kështu vazhdon tmerri i refugjatëve të cilët janë të detyruar të presin për tu regjistruar, nën kërcënimet e vazhdueshme të policisë.

 

 

„Polako (ngadalë)!“, bërtet një polic serb, duke u munudar të vendosë rend në turmën e njerëzve. Nëpër trotuare shihen disa tenda të vendosura, në të cilat janë të vendosura disa familje, ndërsa shihen edhe disa fëmijë në asfaltin e ftohtë. Disa kanë vendosur ca qese të plastikës sa për tu mbrojtur nga i ftohti, ndërsa atypari vërehen edhe disa qenë duke u endur. Në Preshevë ka shumë pak batanije. „A beson se në Sued mund të jem gjithashtu maneken?“, shtron pyetjen Mojtaba, duke vendosur nja shall në kokë. „A i duan ata tipat e errët si unë?“ (Adelheid Wölfl nga Presheva, 30.10.2015)