Kujdes: Në Zvicër ekzistojnë radarë edhe për këmbësorë

86 Lexime

Në Bazel të zvicrës, kalimtarët janë përkujdesur që të argëtohen me një radar mobil, i cili gjatë vrapimit ka reaguar. Por, sipas prodhuesit të tij, një gjë e tillë nuk është aspak e mundur.

 

 

Mbi dy mijë herë brenda dy ditëve është klikuar një video në Facebook. Aty mund të shihet rruga „Mörsbergerstrasse“ në Kleinbasel, mbrëmjen e vonshme. Një djalosh i ri, i shoqëruar nga shokët e tij të cilët e kishin incizuar ngjarjen, vrapon nëpër rrugën e lartpërmendur përderisa fotografohet nga një radar mobil. Me siguri ai ka qenë duke vrapuar me një shpejtësi më të madhe se 20 kilometra, shpejtësi kjo e kufizuar në këtë zonë.

 

 

Por, prodhuesi i radarit, një teknik i kompanisë Multanova, videon me djaloshin e ka quajtur si të falsifikuar: „Aparati regaon vetëm me një laser në metal. Nuk është e mundur që këmbësori të jetë fotografuar nga radari“. Duhet mbajtur me vete shumë metal për tu aktivizuar aparati. Pas një ekspertize teknike në redaksinë e „20 Minuten“, ajo ka vlerësuar se videoja është origjinale dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë falsifikim, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Andras Knuchel, zëdhënës i policisë së qytetit Bazel, nuk ka mundur të prononcohet lidhur me rastin konkret, por është i mendimit se një gjë e tillë mund të ndodhë. Por, fotografi të tilla nuk janë relevante për policinë dhe ato fshihen menjëherë. Nga ana tjetër, ai ka bërë me dije se biçiklistët mund të fotografohen nga radari. „Por, nuk ka dënime për biçiklistët pa targa identifikimi, përderisa vozitësit e tyre nuk zihen në vend të ngjarjes“.

 

 

Ai më tej ka spjeguar se disa foto nga radarët janë shumë argëtuese, në mesin e të cilave kur ndokush është fotografuar duke u rruar gjatë vozitjes, duke ngrënë apo duke bërë grim. Për personin e fotografuar nuk ka ndonjë pasojë dhe fotoja e tij do të fshihet nga policia.

 

Videon në fjalë mund ta ndiqni në këtë vegëz:

http://www.20min.ch/videotv/?vid=459380&cid=2