Përgjaket Stambolli, 39 të vdekur gjatë një sulmi terrorist

Date:

09:13:21                2017-01-01

 

 

 

 

 

Gjatë një sulmi në një lokal të natës në Stamboll, së paku janë vrarë 39 persona, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur. Në mesin e të vrarëve janë edhe 16 turistë të huaj.

 

 

 

 

Lidhur me shifrën e sulmuesve, ende mbetet i paqartë numri i tyre: Sipas CNN Turk, së paku dy persona të veshur në kostumin e babadimrit dhe të armatosur me kallashnikovë kanë hyrë në loakl, duke hapur zjarr. Gjatë asaj kohe, në lokal kanë qenë të pranishëm rreth 700-800 persona. Sulmi është kryer rreth orës 01.15, sipas kohës lokale.
Guverneri i Stambollit, Vasip Sahin ka deklaruar se bëhet fjalë për vetëm një sulmues. Sipas tij, bëhet fjalë për një sulm terrorist në lokalin Reina, në lagjen Ortaköy. Bëhet fjalë për një lokal ndër më të adhuruarit e qytetit, të cilin e vizitojnë edhe shumë turistë, njofton „Shtegu.com“. Por, dëshmitarët pohojnë se bëhet fjalë për dy sulmues. Sipas informatave të deritanishme, sulmuesi edne nuk është arrestuar. Dëshmitarët kanë pohuar se sulumesit kanë folur në gjuhën arabe.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...