Për shkak të keçapit, shqiptari e godet me okllagi zviceranin

Date:

08:05:02                  2016-08-09

 

 

 

 

Tashmë disa vite, një familje zvicerane e ka kaluar pushimin veror në ishullin kroat Rab. Por, qëndrimi i fundit do të jetë ndoshta edhe vizita e fundit e saj në Kroaci. E gjithë kjo, pasi ishte shkaktuar një zënkë e përgjakshme në lidhje me keçapin, shkruan „Jutarnji.hr“.

 

 
Mbrëmja dramatike për familjen zvicerane kishte filluar pasi aytre iu ishin dukur çmimet e shtrenjta: Për ekstra keçap, pronari i restorantit kishte kërkuar eeërg dy euro, ndërsa për parmesan edhe katër të tjera. Irritimi u zmadhua edhe më shumë, pas shërbimit të ushqimit, i cili ka qenë i ftohtë.

 

 
Me këtë rast, familja zvicerane kishte kërkuar që të shënojë këtë mangësi në librin e ankesave. Por, shqiptari dhe njëherit pronar i restorantit Kastrioti Noshi, i njohur me nofkën Kastro, u ka thënë mysafirëve se tashmë nuk ekziston një libër i tillë, me ç`rast shkaktohet zënkë.

 

 
Kastrioti dyshohet se mysafirët jo vetëm që i ka goditur me grushte, por edhe me një okllagi, informon e përditshmja kroate, «Novi List» duke iu referuar një dëshmitari të rastit, njofton „Shtegu.com“. Zvicerani 28-vjeçar është lënduar rëndë, në sy të fëmijëve! «U shkaktua një kaos i vërtetë. Por, për fat të mirë erdhi policia dhe një ambulancë», ka pohuar dëshmitari. Për shkak të lëndimeve të rënda, zvicerani është shtruar në spitalin e afërt të Rijekës.

 

 
Pronari i restorantit, policisë i ka rrëfyer një histori tjetër: Zvicerani ka qenë ai qëe e ka ofenduar ate dhe i pari e kishte lënduar, ndërsa goditja me okllagi ka qenë e rastësishme. Okllaginë e kishte mbajtur në duar, pasi në atë moment ka qenë duke gatuar pica.

 

 
Përkundër gjithë kësaj, policia e ka arrestuar Kastriotin. Ndaj tij është duke u hetuar për veprën penale „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“. Përmes një kaucioni, ai sërish është liruar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...