Gjermania dëbon shqiptaren që vuan nga depresioni dhe synimi i saj për tu vetëvrarë

Date:

17:16:43              2016-08-09

 

 

 

 

Për dëbimet e azilkërkuesve nga Ballkani, nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor, por sipas autoriteteve të aeroportit në Mynih të Gjermanisë, brenda javës organizohet nga një fluturim çarter për azilkërkuesit e dëbuar, në drejtim të Tiranës, Shkupit apo Prishtinës.

 

 

 

Atmosfera gjatë dëbimit zakonisht është e qetë, por ka edhe raste kur në avion gjendet edhe ndonjë person i cili paraqet rrezik për tu vetëvrarë.

 

 

 

Një rast i ngjashëm ka ndodhur nga fundi i muajit korrik të këtij viti, me një familje pesanëtarëshe kosovare, gjatë fluturimit për në Prishtinë edhe përkundër faktit se një mjeke nga Ingosltadti, te nëna 32-vjeçare e kishte vërtetuar diagnozën e rëndë, e rrezikshme për tu vetëvrarë. Edhe një mjek tjetër ka dhënë një diagnozë të ngjashme, duke e këshilluar për një terapi mjekësore, shkruan „Sueddeutsche Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Por, autoriteteve të Bavarisë së Epërme nuk u ka lënë shumë përshtypje diagnoza në fjalë, duke e realizuar dëbimin e familjes kosovare, edhe pse në familje ka qenë e sëmurë edhe vajza e tyre pesëvjeçare.

 

 

 

Me këtë rast ka reaguar avokati i familjes, Franz Bethäuser i cili nga autoritetet përkatës kërkon që familja të kthehet në Gjermani. Kërkesa e tij është refuzuar nga qeveria lokale, me arsyetimin se gruaja ka qenë depresive që në vendlindjen e saj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...