Për herë të parë në historinë e komunikacionit zviceran: Asnjë gjobë nga radari

Date:

Dorën në zemër, vozitësit e qytezës Bubikon në Zvicër, duhet të shpallen më të kujdesshmit në planetë, duke pasur parasysh se në këtë shtet rregullat e komunikacionit janë tepër të ashpra. Gjatë një kontrolli të shpejtësisë, vozitësit kanë qenë shumë të kujdesshëm në vozitje dhe për herë të parë në Zvicër nuk është shqiptuar ndonjë dënim.
Ngjarja kishte ndodhur më 28 mars të këtij viti, kur policia kishte vendosur një radar për matjen e shpejtësisë në Bubikon, duke konstatuar se asnjë pjesëmarrës i komunikacionit nuk e kishte tejkaluar shpejtësinë e duhur. Midis orës 16.00 e 17.00, në rrugën Kämmoosstrasse në drejtim të qytezës Rüti, ishin regjistruar 110 vetura. Nga këto, asnjëra nuk e kishte tejkaluar shpejtësinë e duhur, ka konstatuar me krenari, gjatë të premtes Këshilli komunal i kësaj qyteze.
Përndryshe, paralajmërimi i pjesëmarrësve për vendndodhjen e radarëve të shpejtësisë në Zvicër është rreptësisht i ndaluar. Policia kantonale e Cyrihut, gjatë muajit maj të këtij viti kishte denoncuar njëmbëdhjetë pjesëmarrës të komunikacionit, të cilët përmes Facebookut i kishin paralajëmruar të tjerët për vendndodhjen e radarit. Ata do të duhet të llogarisin me një dënim prej disa qindra frangave zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...