Tmerrohen zviceranët nga një dasmë me 500 krushq romë

Date:

Në lokacionin Weiler Toos të Kantonit Thurgau në Zvicër përgatitej një dasmë rome me pesëqind krushq. Por, dasma dështoi dhe krushqit udhëtuan mëtutje
Në fshatin e qetë Toos, kohëve të fundit kishte mbretëruar një gjendje e jashtzakonshme. Një grup udhëtarësh romë me mbi 60 karvanë, gjatë kësaj jave e kishin okupuar një fushë të një bujku. Romët kishin dashur ta festojnë një dasëm me rreth pesëqind krushq. Komuna Schönholzerswilen, të cilës i takon fshati Toos, është deklaruar e indinjuar nga një sfidë e paparë, pasi kjo do të shkaktonte qarkullim të shtuar dhe zhurmë të padëshiruar.
Pasi policia në koordinim me komunën kishin hartuar një plan për të mbajtur rendin dhe higjienën, gjatë të premtes pasoi një kthesë befasuese: Pasi disa anëtarë të klanit afër Mannheimit kishin humbur jetën gjatë një aksidenti të rëndë në komunikacion, disa nga romët u larguan nga vendi me shpejtësi të madhe. Sipas Policisë kantonale të Thurgaut, dasma ishte anuluar.
Në fshat ishte krijuar një tollovi e madhe duke shkaktuar reagime të shumta. Shumica e parashihnin skenarin e ngjashëm si para tre vitesh në Kantonin Wallis, kur 800 krushq kishin marrë pjesë në një dasëm. Në atë kohë, banorët lokalë ishin ankuar për jashtëqitje dhe mbeturina të shumta. Edhe policia kishte thënë se ende nuk kishte parë ndonjë spektakël më të paskrupullt.
Në këtë rast, në mungesë të një baze ligjore, edhe policia, por edhe komuna nuk mund ta ndërmarrin situatën nën kontroll, shkruan „20Minuten.ch“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...