Pas Melanias, statujë druri në Slloveni edhe për Trampin (Foto)

Date:

Pas statujës së drurit për Melania Tramp në vendlindjen e saj, statujë druri në Slloveni fitoi edhe bashkëshorti i saj, presidenti amerikan, Donald Tramp. Objekti papritur është paraqitur në një tokë private në fshatin Sela, komuna e Kamnikut, publikoi mbromë “Uashington Post”.

Statuja e paraqet Trampin në kostum të kaltër dhe kollare të kuqe me shikim hidhërues dhe dorën lartë në grusht.

“Nuk do t’i pëlqejë presidentit, supozon edicioni, i cili statujën e krahason me “arëthyerëse të Krishtlindjeve” ose lodër fëmijësh Pez.

Artisti lokal i cili e ka krijuar statujën ka dashur ta paraqesë Trampin Supermen ose ndonjë Statujë të lirisë, megjithatë vepra artistike ka dalë si “provokim, pasi bota është përplot me populizëm”, ka deklaruar artisti për televizionin slloven “Kanal A”.

Pronari i tokës nuk është i kënaqur nga paraqitja e objektit në pronën e tij.

“Nuk më paralajmëruan se çfarë bëjnë dhe në tetor do t’i shtyjë ta largojnë”, kishte deklaruar ai.

Gjatë kësaj vere një statujë në Slloveni iu bë edhe Melanias. Statuja është prej tre metrash, prej druri dhe është vendosur pranë lumit në Sevnicë, fshatin e lindjes së bashkëshortes së presidentit amerikan.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...