Pas gjetjes së unazës krijohet një miqësi e vërtetë zvicerano-shqiptare

190 Lexime

10:32:14              2019-07-12

 

Zvicerani Nik Zisler, javën e kaluar e kishte humbur unazën e martesës në Liqenin e Cyrihut. Djaloshi 14-vjeçar shqiptar Halim Hoti, është përkujdesur për një epilog të lumtur.
Nik Zisler është ende shumë i emocionuar dhe nuk mund të besojë se sërish në gishte e ka unazën e martesës. Të dielën, ai ishte me familjen e tij në Horgen në Liqenin e Cyrihut. Gjatë notit, atje ai humbi unazën e tij të martesës që i kishte rënë diku në një thellësi katër deri pesë metra. Djaloshi 14-vjeçar shqiptar Halim Hoti, gjithashtu ka qenë duke notuar në atë kohë dhe ndihmoi në kërkim. Kur të gjithë të tjerët kishin hequr dorë, ai vazhdoi me këmbëngulje kërkimin – me sukses.

Pas raportimit të „20 Minuten“, 14-vjeçari e kërkoi pronarin dhe e gjeti: „Isha i gëzuar dhe nuk mund ta besoja. Djali është një hero i vërtetë“, tha Nik Zisler, informon Shtegu.com.
Dorëzimi i unazës u bë përsëri të shtunën në të njëjtën vend në Horgen. Halimi erdhi me babain e tij – Zisler me bashkëshorten dhe djalin e tij. „Pas pranimit të unazës, të gjithë kërcyem përsëri në liqe“, thotë Zisler. Për Halimin e ri, ai kishte sjellur dhuratë një peshqir për larje, një zarf me para dhe një letër si shpërblim i një gjetësi. Edhe pse Halimi nuk kishte pritur asgjë, ai ishte i lumtur për dhuratat. „Unë do t`i rtuaj të hollat për pushim“, ka thënë 14-vjeçari.

Pas dorëzimit, familja Zisler u ftua për një kafe nga familja Hoti në shtëpi. Bashkëshortes shtatzanë të Zislerit, Halimi ia kishte blerë një lule të posaçme. „Ata janë aq njerëz të mirë dhe ishte kënaqësi e madhe për mua t’i takoj të gjithë. Ajo që është e sigurt: Gjatë verës të gjithë do të takohemi për një zgarrë.