Kelmendi, Gjakova dhe Krasniqi luftojnë sot për medalje të artë në Grand Prixin e Budapestit

Date:

2019-07-12
 

Pas sukseseve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, pesë xhudistë kosovarë do të luftojnë për medalje të arta gjatë tri ditëve të ardhshme në Grand Prixin e Budapestit. Sot do të garojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

 

Kampionët kosovarë të xhudos do ta vazhdojnë rrugën drejt normës olimpike “Tokio 2020”, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej sot (e premte) deri të dielën, raporton Gazeta Express.

Sot do të garojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Xhudistët kosovarë, të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, do ta kalojnë rrethin e parë pa luftë.

Në rrethin e dytë, Distria do të përballet me rusen Sabina Gilizova, Majlinda me fituesen e duelit Luz Olvera – Katina Szabo, ndërsa Nora me fituesen e duelit Diana Dzhigaros – Ghofran Khelifi

Garat secilën ditë fillojnë nga ora 10:00 kurse blloku final nga ora 17:00./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...