Shqiptari humbë patentën e shoferit pas flirtimit me një gjermane nga vetura në veturë

Date:

19:47:41                2017-09-15

 

 

 

 

Pas një dështimi të përpjekjes për të flirtuar nga vetura në veturë, në autostradën gjermane BAB 215, në mes të Kielit dhe Neumünsterit, në Gjermani, një shqiptar e ka humbur patentën e shoferit. Që nga rrethina e Kielit, më datë 10 shtator të këtij viti, në orët e hershme të mëngjesit, shtetasi 34-vjeçar nga Shqipëria ka tentuar të flirtojë nga vetura e tij Audi A 8, me një gjermane 27-vjeçare, përmes gjestikulimeve, duke ia kërkuar numrin e telefonit. Por, ajo nuk ka reaguar fare, duke vozitur më tej.

 

 

 

 

Në autostradën BAB 215, shqiptari i del përpara gjermanes së re, në mënyrë që ajo është dashur ta ngadalsojë shpejtësinë në 60 Km/h, duke frenuar herë pas here. Në momentin që ajo ka tentuar ta tejkalojë, shqiptari e ngritë shpejtësinë, duke i qëndruar para dhe duke ia kërkuar numrin e telefonit përmes gjestikulimit, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Këtë veprim ai e përsëriti disa herë, përgjatë shumë kilometrave.

 

 

 

Në afërsi të lokacionit Blumenthal, gjermanes iu mbushë kupa dhe menjëherë e alarmoi policinë. Në ora 06.50, policia gjermane e ndaloi shqiptarin në lokacionin Neumünster Nord, duke e kontrolluar në detaje. Me këtë rast, ata konstatuan se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur, me sasi prej 1,11 promila alkool në gjak. Ky ishte edhe përfundimi i udhëtimit të tij, pasi ndaj tij është urdhëruar testimi i gjakut, ndërsa i është konfiskuar edhe patenta e shoferit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...