Parku i arinjve në Prishtinë dhe Afrimi në fokusin e medieve gjermane
Kosovari Afrim Mahmuti i ka mirëpritur gazetarët gjermanë të „Abendzeitung“, duke i marrë nga hoteli. 53-vjeçari është përkujdesës i „Parkut të arinjve“ në Prishtinë. Ai u rrëfen gazetarëve për politikën agresive të Millosheviqit, të cilat e shkatërruan rajonin. Afrimi i përket shumicës së popullatës shqiptare të Kosovës, e cila në fillim të viteve 90` të shekullit të kaluar, i humbi të gjitha privilegjet për një jetë normale. Të gjithë mbetën të papunë, bile edhe shkollat ishin mbyllur. Edhe Afrimi ishte përfshirë në këtë katrahurë kolektive dhe në vitin 1993 ai arratiset me familjen e tij në Zvicër. „Nuk dija asnjë fjalë gjermanisht“, rrëfen Afrimi me një akcent të lehtë të gjermanishtes zvicerane për „Abendzeitung“, njofton „Shtegu.com“. Pas qëndrimit disavjeçar në Zvicër, ai kthehet në Kosovë në vitin 1999, ndërsa shtëpia e tij ishte plaçkitur dhe dëmtuar plotësisht, por jo e shkatërruar. Afrimi u punësua të Caritas, ku punoi për 12 vite të tëra, ndërsa pas kësaj, ai e gjeti një konkurs për vend pune në „Katër putrat“, një organizatë e themeluar në Austri, për përkujdesjen e arinjve.
Në atë kohë, opinioni ndërkombëtar ishte tmerruar nga keqtrajtimi i arinjve të murmë në Kosovë, të cilët mbaheshin të internuar. Në vitin 2010, Parlamenti i Kosovës e ndaloi keqtrajtimin e arinjve, por problemi nuk kishte përfunduar me kaq pasi ata paraqitnin rrezik për banorët në afërsi. „Katër putrat“ u kishin siguruar arinjve një hapësirë prej 16 hektarësh të malit, ndërsa ata ende nuk janë rehabilituar tërësisht nga keqtrajtimi. „Do të zgjasë edhe shumë kohë deri sa kashët e gjora ta marrin veten nga keqtrajtimi“, pohon Afrimi.
Rrafsh një milion euro deri më tani ka investuar „Katër putra“ në Kosovë, për të mirëmbajtur parkun e arinjve dhe ushqimin për ta. Ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për Afrimin, sa i përket mbrojtjes së kafshëve. Në malin e arinjve punojnë edhe persona të rinjë të etnive të ndryshëm, që edne është një përjashtim në Kosovë. „Parku i arinjve në Prishtinë tani është një projekt shembullor. Kemi hapur njëmbëdhjetë vende pune dhe kjo është shumë për një organizatë për mbrojtjen e kafshëve. Të rinjtë të cilët kanë punësuar në malin e arinjve, i janë falënderus `Katër putrave`, pasi paraprakisht nuk kanë pasur shkollimin e duhur dhe kanë qenë pa perspektivë“, thotë Afrim Mahmuti. Në ndërkohë, shumë nxënës vijnë nga shkolla të ndryshme për vizitë dhe për të mësuar për mbrojtjen e kafshëve si dhe bashkëjetesën e etnive të ndryshme. Parku është edhe një destinacion i preferuar i diplomatëve nga kryeqyteti Prishtina, si dhe ushtarët e KFOR-it të satcionuar në Kosovë.