22 vite nga tragjedia ku humbën jetën rreth 100 shqiptarë të Maqedonisë (Video)

Date:

Janë mbushur 22 vite nga tragjedia më e madhe ajrore në Maqedoni, kur më 22 nëntor të vitit 1993 katër kilometra larg aeroportit të Ohrit u rrëzua aeroplani “JAK 42- D”, i kompanisë “Avioimpeks”, nga Shkupi. Me këtë rast jetën e humbën 115 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica dërmuese e të cilëve ishin shqiptarë, shkruan “Lajm”.

 

 

Në këtë tragjedi mbeti i gjallë vetëm një udhëtarë. Aeroplani fluturonte nga Gjeneva për në Shkup, mirëpo për shkak të kushteve të vështira atmosferike, u drejtua për të ateruar në aeroportin e Ohrit. Aeroplani u rrëzua në afërsi të vendit të quajtur Mali Trojan, shkruan “Lajm”.

 

 

Viti 1993 ishte vit tragjik për aerotransportin në Maqedoni, sepse tetë muaj më herët, në muajin mars, u rrëzua edhe një aeroplan tjetër i tipit “Foker”, me ç’rast jetën e humbën 87 persona, poashtu shumica shqiptarë.  Kështu që nga tre tragjeditë më të mëdha ajrore të ndodhura në botë gjatë vitit 1993, dy patën ndodhur në Maqedoni. (LAJM)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...