Paraqitet në horizont ujdhesa që do të pagëzohet me emrin e Aylanit
Sipërmarrësi egjiptas Naguid Sawiris, dëshiron tu dhurojë një çati të re 100.000 deri 200.000 refugjatëve në një ishull grek. Planet e tij do të konkretizohen.
Naguib Sawiris ka një ëndërr. Sipërmarrësi dëshiron që në Greqi të krijojë një vendbanim të ri për refugjatët. Në një ishull të Greqisë ai dëshiron të shpallë pavarësi dhe t`i punësojë migrantët.
Paratë „e imta“ për këtë projekt, miliarderi egjiptas i ka bërë gati, ndërsa atij i kishte munguar vetëm një copë tokë.
Në ndërkohë, Sawiris si duket e ka gjetur edhe tokën. Ai ka gjetur dy ishuj grekë në pronësi private, të cilët janë të përshtatshëm për këtë nismë.
«Jam në kontakt me pronarët dhe kemi paraqitur interesin tonë për negociata“, ka deklaruar Sawiris për CNN, transmeton „Shtegu.com“.
Sipërmarrësi dëshiron edhe një emër të ri për botën e re. Ai dëshiron ta pagëzojë tokën si „Ujdhesa e Aylanit“, në përkujtim të refugjatit të ri sirian trevjeçar Aylan, i cili nuk pati fat të fitojë rastin për një jetë më të mirë.
Naguib Sawiris
Në „Ujdhesën e Aylanit“, çati mbi kokë do të gjejnë 100.000 deri 200.000 refugjatë, ndërsa Sawirisi dëshiron të startojë me një kapital prej 90 milionë euro. Në ndërkohë, për projektin në fjalë tashmë janë interesuar edhe shumë donatorë eventuelë.
Sawirisit tashmë i mungon vetëm edhe miratimi i projektit nga pala greke, e cila ka deklaruar se nga ana zyrtare, ende nuk ka ndonjë këkresë zyrtare për projektin.