Viktimat e diktaturës komuniste në Shqipëri: Eshtrat e Dajtit, e meritojnë të kenë një emër!

Date:

17:29:44                   2019-05-07

 

 Jovan Plaku ka zbuluar eshtrat e 13 viktimave të komunizmit në malin e Dajtit. Ai dëshiron të dijë nëse njëri nga trembëdhjetë trupat e zhvarrosur në malin e Dajtit, është i babait të tij: Në Shqipëri është duke u zhvilluar një fushatë gjenetike e papublikuar për të identifikuar viktimat e diktaturës komuniste.
 
Të humbur janë më shumë se 5000, të ekzekutuar në vende të fshehta. Kundërshtarë, klerikë, komunistë „të spastruar“, qytetarë të denoncuar për „tradhti“, „spiunazh“, „propagandë“ apo „sabotim“, „armiq të popullit“, të zhdukur nga makina represive paranojake e Enver Hoxhës dhe më pas e Ramiz Alisë (1944-1991).
 
Duke hulumtuar, ishte Jovani ai i cili e identifikoi këtë mal me pamje nga Tirana si vend i mundshëm i ekzekutimit të babait të tij. Në vitin 2009, ai zhvarosi eshtrat e trembëdhjetë njerëzve. Por që nga nëntori, autoritetet shqiptare kanë filluar një fushatë për të identifikuar mbetjet mortore, të kryesuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), shkruan „RTBF“, përcjell Shtegu.com.
 
Ashtu si rreth 30 personave të tjerë, edhe Jovani dha një mostër gjaku për analizat e ADN-së. Ky ekonomist shpreson të „mbyllë këtë kapitull“ në jetën e tij, për t’u ngushëlluar sa më shpejt duke pirë një cigare në malin e Dajtit, duke vendosur lule aty ku babai i tij u qëllua pas koke, më 28 qershor 1976. Inxhinier nafte, i dënuar me vdekje pas dyerve të mbyllura, Koço Plaku ishte arrestuar dy vite më parë. Jovani ishte vetëm nëntë muajsh. Për të shmangur internimin, me kërkesën e tij bashkëshortja u divorcua.
 
Koço Plaku e priti ekzekutimin duke kënduar
 
Pasi u rrit, Jovani ka pyetur qindra dëshmitarë dhe ka mbledhur shumë dokumente. Vrasje për grepa peshkimi Drejtorja e arkivave të ish shërbimeve sekrete (Sigurimit), Gentiana Sula, mbesë e një të zhdukuri, tregon se si e kaluara mund të kthehet në obsesion për të afërmit, të cilët ende e ndjejnë peshën e „shpifjeve“ që ka të bëjë me dënimin e tyre, „të sajuar nga makineria propaganduese“. Jovani ka gjetur fotografi të procesit gjyqësor të babait të tij, procesverbale të shkruara gjatë seancave dëgjimore, 72 orë proces gjyqësor dhe përgjime në shirita, përcjell Shtegu.com.
 
Ai zbuloi se babai i tij ishte shpallur fajtor për sabotim të kryer me… grepa peshkimi, të dhuruar nga një mikeshë ruse, një dhuratë që u shndërrua në helmuese në kohën e prishjes së raportve midis Tiranës dhe Moskës. Ai ka takuar edhe një ekzekutues të babait të tij. Një „njeri i vogël, me trup të ngjeshur“, që ishte bërë trajner xhudoje dhe që i kishte thënë se nuk mbante mend asgjë. „Po, do të jetë e vështirë që disa të përballen me të kaluarën e tyre“, thotë Gentiana Sula. Jovani konfirmon: „Unë akoma dridhem kur e kujtoj momentin e zbulimit të eshtrave. Por, isha i kënaqur…“.
 
Rruga që atëherë ka qenë e gjatë. Eshtrat u depozituan në morgun e Tiranës, por nuk ndodhi asgjë, deri në marrëveshjen e vitit 2018 me ICMP-në. „Po qe se një vend nuk i kthehet të kaluarën së tij, ajo i kthehet për ta ndjekur“, thotë Luigj Ndou, përgjegjës i kësaj organizate ndërkombëtare. „Nuk bëhet fjalë për të vdekurit, por për të gjallët“, tha ai, me përvojë në identifikimin e viktimave të luftërave ballkanike të viteve 1990, duke përfshirë masakrën e Srebrenicës: „Pa gjetur trupat, nuk ka krime“. Me 400,000 euro të mbledhura nga donatorë ndërkombëtarë, projekti i Dajtit nuk e ka të njëjtën madhësi. Por është vetëm fillimi, thotë Luigj Ndou, për të cilin gjithçka do të varet nga vullneti politik dhe informacionet për vendet e tjera të ekzekutimeve.
 
Gjetja e trupave të tjerë
 
„Ne duhet të vazhdojmë kërkimet“, thotë Elena Sallaku, 63-vjeçare. Me binjaken Vera, ajo mori pjesë për tëdhënë mostrën e ADN-së, pasi dyshonte se babai i tyre, Xhaviti mund të ishte midis 13 trupave. Inxhinier i arsimuar në Bashkimin Sovjetik, Xhavit Sallaku u arrestua dy ditë pas një takimi publik me turmën që bërtiste „Në litar“. Ai u ekzekutua në verën e vitit 1977, në moshën 46-vjeçare. Kur bashkëshortja e tij ruse, Irina, sot 86-vjeçare, u kërkoi arsyet për ekzekutimin e tij, policia u përgjigj: „Atë e di partia“. Me kokën ulur, binjakeve dhe nënës së tyre ju është dashur të përgjigjen me një „Rroftë partia“, rikujiton Elena.
 
Që të treja u internuan, para se t`u lejohej që të emigrojnë në Leningrad (St. Peterburg) në vitin 1988. Ato u kthyen në vitin 2007, Irina donte të gjente ish-bashkëshortin, për të pushuar pranë tij. „Pse ishte kaq e lehtë për të vrarë dikë? Dhe përse është kaq e vështirë për të gjetur trupin e tij?“, pyet Elena, në banesën e saj të vogël të cilën e ndajnë të treja gratë. „Rroftë partia!“ Kur u kthye në Shqipëri, Elena gjeti fotografi të babait të saj në arkivat e policisë. Më e fundit, e shkrepur në vitin 1975, në të cilën Xhaviti qeshte. „Duam një varr për babain tonë, duam t’i themi atij mendimet dhe problemet tona“, thotë ajo.
 
„Në ditën e lindjes së tij, ne vendosim buqeta lulesh mbi varrin e gjyshit apo xhaxhait tonë, për të“, thotë ajo. Të dyja motrat kanë gjetur një hetues që ka qenë i pranishëm në ekzekutimin e tij. Tani ai është profesor i jurisprudencës, i cili i ka siguruar ato se nuk mbante mend asgjë.
 
I takuar nga AFP-ja, ky person që dëshiron të mbetet anonim, tha se ka qenë hetues i ri në një sistem ku „askush nuk mund të refuzonte një urdhër“. Ai thotë se nuk e mban mend datën dhe vendndodhjen e saktë, por kujton fjalët e fundit të njërit prej dy burrave të ekzekutuar para syve të tij: „Rroftë partia! Mos u bëni gjë vajzave të mia!“
 
 
 

 

 

 

 

https://www.rtbf.be/auvio/detail_albanie-deces-d-enver-hodja?id=2493649

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...