​OPERACIONI I MADH/ Përgjaket Turqia: 357 të arrestuar në aksionin kundër ISIS, vriten 3 policë dhe 6 terroristë

Date:

ANKARA (Shtegu.com) – Një valë e gjerë operacionesh antiterroriste ka përfshirë Turqinë në prag të festave të fundvitit. Sipas informacioneve që ka siguruar Shtegu.com, autoritetet turke kanë ndërmarrë një aksion masiv në 21 provinca të vendit, duke çuar në pranga 357 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

​Përplasje e armatosur në Yalova

​Situata më e rëndë është regjistruar në provincën e Yalovës, ku një aksion policor u shndërrua në një betejë të vërtetë të armatosur. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që zgjati disa orë:

Humbën jetën 3 oficerë policie dhe u plagosën 8 të tjerë. U neutralizuan (vranë) 6 terroristë të ISIS-it, të cilët kishin hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.

​Terroristët tentuan t’i vënë flakën banesës ku ishin ngujuar për të shkatërruar provat përpara se të qëlloheshin nga policia.

​Planifikonin sulme për Vitin e Ri. Ky operacion vjen pas inteligjencës së siguruar se celula të ISIS po përgatitnin sulme terroriste gjatë festimeve të Vitit të Ri, me shënjestër të veçantë zonat e frekuentuara nga turistët dhe qytetarët jomuslimanë. Gjatë bastisjeve në më shumë se 100 lokacione, policia ka sekuestruar:Armë zjarri dhe municione të kalibrave të ndryshëm. Dokumente organizative dhe materiale dixhitale që vërtetojnë planet për sulme.Pajisje komunikimi të koduara.Arrestimi i një „figure kyçe“Ndërkohë, Inteligjenca Turke (MIT) ka konfirmuar edhe kapjen e një figure të lartë të ISIS, Mehmet Goren (i njohur me pseudonimin „Yahya“), i cili u soll në Turqi pas një operacioni në zonën kufitare Afganistan-Pakistan. Ai akuzohet si organizatori i sulmeve vetëvrasëse në Evropë dhe Turqi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

OPINION | Kimete Berisha: Mes „vijave të trupit“ dhe filtrave që fshehin mendimin

Nga: Redaksia e Gazetës Kimete Berisha, dikur e njohur për...

Prindërit e viktimave kërkojnë përballje: „Jessica Moretti, na shiko në sy!“

SION, ZVICËR – Një atmosferë e rëndë dhe plot...

SHKUP, 12 Shkurt 2026 – Maqedonia e Veriut po...