Opera Italiana Air Maeci” në sponsorizim nga kompani ndërkombëtare ekonomike Mela Holding Group, me president Muharrem Marco Salihu.
Opera Italiana Air Maeci” në sponsorizim nga kompani ndërkombëtare ekonomike Mela Holding Group, me president Muharrem Marco Salihu. Në mesin e firmave sponsorizuese të kompanive italiane në koncertin e “Opera Italiana Air Maeci” në tetarin veror në Central Park – “Naumburg Bandshell”, me rastin e 243 Vjetorit të Ditës së Flamurit – Pavarësisë së SHBA, edhe kompania ndërkombëtare ekonomike me disa fusha veprimi, Mela Holding Group, me president Muharrem (Marco) Salihu, shqiptar nga Lugina e Preshevës.
Maestrot e operës italiane, me emrat e medhenje sopranon Maria Mudrayk dhe tenorin Antonio Poli, interpretuanë në këtë shfaqje operistike iniciaturat më të njohura dhe më të dashura dhe ariet e shkruar nga Rossini, Verdi dhe Puccini, me qëllim të ndarjes së përvojës së muzikës së famëshme italiane me renome botërore, me të gjithë qytetin e Nju Jorkut, duke bërë kështu edhe një punë të mahnitëshme, sidomos, për të rinjtë italo amerikan, dhe amerikanët, për t’i afruar ata sa më shumë për-rreth kësaj muzike me famë të madhe botërore.
Në mesin e dhjetra kompanive që sponsorizuan këtë koncert të madh në teatrin veror në Central Park – teatrin Naumburg Bandshell – ishte dhe kompania Mela Holding Group Spa, e cila ishte sponsore e Artë (Golden Sponsor) i këtij koncerti me muzik operistike, i cili po ashtu koinçidon edhe me evente të tjera kulturore në New York City dhe SHBA me rastin e Ditës së Pavarsisë të SHBA-ve.
Në këtë sponsorizim bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare ekonomike me disa fusha veprimi, Mela Holding Group, me president Muharrem Marco Salihu, i cili është shqiptar nga Lugina e Preshevës .
Ndërkohë, që Qendra e kësaj kompanie gjendet në Venecia të Italisë, por me shtrirje globale në të gjithë botën. Kompania “Mela Holding Group S.P.A.”, me President Marco Salihu, me seli në Venezia, ka financuar edhe një gjysmë-projekt të futur në organet më të larta në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të Komisionerit Evropian për Zgjerim në Bruksel.
Kompania, e Marko Salihut, në konzorcium me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ka qenë ajo që kishte ofruar mundësinë për të financuar projektin e autostradës së Durrës-Prishtinë-Nish, që të kalonte për skaj të infrastrukturës së Medvegjës.
“Është shumë keqardhje, kur projekte të tilla vendimtare nuk mbështeten nga qeveritë tona dhe për më tepër kur ato janë të gatëshme.
Kjo qasje nuk është e mirë për shqiptarët që jetojnë në Serbi.” citohet të jetë shprehur Presidenti i Kompanisë “Mela Holding Group S.P.A.”, Marko Salihu, për televizionit ALBTVUSA, vitin e kaluar rreth projektit të autostradës së Durrës-Prishtinë-Nish, që ajo të kalonte për skaj të infrastrukturës së Medvegjës.