Shqiptaro-amerikani i dehur shkakton trazira në avion, ndërpritet fluturimi
13:34:27 2018-01-16
Në relacionin në mes të New Yorkut dhe Cyrihut, të linjës ajrore „Swiss“, shqiptaro-amerikani Lekë L. ka shkaktuar trazira në avion. Ekuipazhi i avionit e ka vlerësuar si rrezik sigurie. Avioni është dashur në ndërkohë të aterrojë urgjentisht. Tani, ai duhet të paraqitet para Gjykatës përkatëse.
I dehur dhe agresiv, kështu ishte ulur shqiptaro-amerikani Lekë L. (24) me 182 pasagjerë të tjerë në avionin e kompanisë zvicerane „Swiss“, e cila më 13 janar ka filluar udhëtimin prej New Yorkut për në Cyrih. Gjatë fluturimit, situata ka eskaluar. Ai bëhet kokëfortë duke mos zbatuar këshillat e ekuipazhit. Fluturimi është dashur të ndërptitet, duke aterruar urgjentisht në Neufundland.
„Pasi për kompaninë Swiss siguria është prioriteti më i lartë, ekuipazhi ka vendosur që të aterrojë në ndërkohë në vendin më të afërt, në këtë rast në Gander. Pasagjeri agresiv atje iu është dorëzuar autoriteteve vendore“, pohon për „Blick“ zëdhënësi i Sëiss, Stefan Vasic, përcjellë Shtegu.com.
Vetëm pas një ore e gjysmë, avioni ka mundur ta vazhdojë udhëtimin. Fluturakja ka aterruar në Cyrih me një vonesë prej dy orësh.
Pas këtij incidenti, Lekë L. do të duhet të paraqitet në Gjykatën e Neufundlandit. Siç raporton „The Telegram“ deri më tani janë mbajtur dy seanca në formë kaucioni, ndërsa të martën pritet që rasti i tij të negociohet edhe më tej. Lekë L. akuzohet se „qëllimisht i ka penguar detyrat e ekuipazhit, duke shkaktuar rrezikim të fluturimit““, thuhet në raportin policor. Deri në terminin e ardhshëm ai do të qëndrojë në burg. (Shtegu.com)