Gjermani pagëzon të birin me emrin e Shkodran Mustafit
23:24:55 2016-06-12
Një prind gjerman është në kërkim të emrit për fëmijën e tij, ndërsa ka postuar një mesazh në të cilin thuhet se do ta pagëzojë sipas golashënuesve të ndeshjes në mes të Gjermanisë dhe Ukrainës. Mesazhin e kishte shkruar në periudhën kur Gjermania ka qenë duke udhëhequr 1:0 me golin e shënuar nga Shkodran Mustafi, shkruan „Huffington Post“, njofton „Shtegu.com“. Mesazhi i tij ka këtë përmajtje: „Një prind në kërkim të emrit për të birin. Termini i lindjes është ditën e diel kur po luhet ndeshja mes Gjermanisë dhe Ukrainës. Shpresoj se Shkodrani nuk do të shënojë më“, është shkruar në mesazh, ndërsa më pas ka shënuar edhe Bastian Schweinsteiger, kështu që emri i foshnjes do të duhet të jetë Shkodran Bastian.