Nxënësit gjermanë solidarizohen me familjen shqiptare

Date:

12:29:10                   2019-03-04

 

 

Një familje shqiptare me vendbanim në Ringsheim të Gjermanisë, ishte dëbuar për në Shqipëri. Nxënësit gjermanë, tashmë kanë grumbulluar donacione nga kursimet e tyre.

Në mbledhjen e këshillit komunal të para disa ditëve, nuk ishte më tepër se një temë kryesore: Një familje shqiptare e cila ishte strehuar si refugjatë në një apartament me qira nga ana e komunës, në muajin dhjetor është dëbuar në Shqipëri. Aty tani do të vendoset një familje turke (prindërit dhe një fëmijë). Pikë. Kryebashkiaku i kësaj komune nuk kishte më shumë informata.

Megjithatë, deportimi i familjes shqiptare ka lënë gjurmë në fshat. Sipas informacioneve të gazetave gjermane, familja shqiptare qysh në vjeshtën e kaluar ka qenë para dëbimit, bile e ka pasur edhe biletën e kthimit për fluturim nga Frankfurti, informon Shtegu.com. Mirëpo, gjendja shëndetësore e babait (ai ishte në dializë) e ka vënë në dyshim mundësinë e dëbimit, e megjithatë familja ishte marr asaj nate nga autoritetet gjermane.

Fakti që familja nuk u kthye në atdheun e tyre të vjetër, në atë kohë kishte arsye të tjera: Fluturimi kishte dështuar. Familja sërish kthye në Ringsheim. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, më në fund autoritetet raportuan për zbatimin e dëbimit: Familja e katëranëtarëshe u dëbua me avion, nga Shtutgarti në Tiranë.
Procesi i dëbimit ishte shumë tronditës për nxënësit e Shkollës „Karl-Person-Schule“. Djali më i ri ishte i integruar mirë në shkollën fillore në klasën e katërt, informon Shtegu.com. Prandaj, u realizua një aksion spontan humanitar. Kursimet e tyre, nxënësit i dhuran për familjen shqiptare, shuma e të cilave arriti në 1.180 euro krenare. Donacioni tashmë i është dorëzuar familjes në kryeqytetin e Tiranës, tha drejtori i shkollës Alexander Brucher. Fëmija më i ri i familjes shqiptare kishte gjetur shumë lumturi dhe shokë në shkollën fillore, në mesin e tyre edhe Levi Weber, i cili përmes WhatsApp-it ka qëndruar në kontakt me familjen. Levi Weber dëshiron të fluturojë gjatë festave të Rrëshajëve me vëllezërit e motrat, si dhe shoqëruesit e tjerë në Tiranë, për të vizituar familjen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...