Nxënësit gjermanë e përkujtojnë vogëlushen shqiptare me këngën e saj më të dashur

Date:

13:18:14          2016-02-18

 

 

 

Tereza e vogël dhe motra e saj Dilora, sërish kanë filluar jetën në Shqipëri. Para pak ditësh, ato kanë vijuar sërish mësimin në shkollën e tyre të mëparshme, bile në të njëjtën klasë. Gëzimi gjatë takimit me shokët dhe shoqet e klasës, ka qenë i papërshkruar. Ato kanë humbur shumë orë mësimore, të cilat duhet t`i kompensojnë personalisht dhe kjo kërkon një angazhim të madh. Gjatë arratisjes në Gjermani, Tereza kishtë marrë me vete vetëm violinën dhe koferin e saj të gjelbërt. Por, para dy javësh, familja e saj ishte kthyer në Shipëri, pasi kishin pranuar vendimin negativ për rregullimin e qëndrimit në vend.

 

tirana110_v-vierspaltig

 

 

Në një intervistë për „ndr.de“, babai Artani ka deklaruar se arsimimi i fëmijëve të tij ka qenë motivi kryesor që ata të arratisen në Gjermani, njofton „Shtegu.com“. „Unë e di se fëmijët e mi janë të talnetuar, prandaj dëshiroja që të mësojnë në Gjermani“. Por, edhe përkundër kësaj, famija nuk ndjehet keq, pasi ajo posedon dy retorante në Tiranë, të cilat Artan Boci do t`i rihapë. Para disa muajve, lokalet e tij ishin sulmuar, prandaj familja kishte kërkuar strehim në Gjermani. Sipas Bocit, para disa muajsh, në restorantin e tij disa persona të panjohur kishin vendosur një granatë, duke i lënë edhe një mesazh me shkrim në të cilin kërcënohet edhe me atentate të tjerë. Ai rastin e kishte paraqitur në polici, por ajo nuk kishte mundur ta ndihmojë familjen e tij. „Prokurori më tha se nuk po arrin ta gjejë autorin. Unë besoj se ata mund ta gjejnë, por në Shqipëri zakonisht punët ia lënë viktimës për t`i zgjidhur“. Por, për momentin, Artani nuk dëshiron të flasë për këtë.

 

geigenlehrer100_v-contentgross

 

 

Vetëm para dy javësh, Tereza e kishte vijuar për herë të fundit mësimin në shkollën muzikore për violinë. Është hera e dytë që ajo tashmë është duke munguar. Mësuesi i violinës, Gino ka vetëm lajme të këqija për nxënësit: Tereza nuk do të kthehet më, pasi me familjen e saj është kthyer në Shqipëri. Mësuesi i violinës dhe nxënësit janë duke e vërejtur mungesën e vajzës së gëzuar shqiptare. Së bashku ata e interpretojnë këngën më të dashur të Terezës.

 

tirana112_v-vierspaltig

 

Die Reportage – Tereza in der Geigenschule

Tereza ist mit ihrer Familie zurück nach Albanien gegangen. Ihr Geigenlehrer und ihre Freunde im Geigenunterricht vermissen das aufgeweckte Mädchen. Sie alle hoffen auf ein baldiges Wiedersehen.

Публикувахте от NDR Fernsehen в Сряда, 3 февруари 2016 г.

 

Vegëz e ngjashme:

 

http://shtegu.com/lajme/gjashtevjecarja-shqiptare-me-violine-mallengjen-gjermanet/

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...