INA: T’i ndjekësh mediet shqipe me avokat maqedonas, është poshtërsi dhe ligësi

Date:

20:19:52            2016-02-17

 

 

Agjencia e lajmeve INA dënon presionin e partisë shqiptare në pushtet ndaj fjalës së lirë dhe medieve shqipe në Maqedoni, gjegjësisht ndaj gazetës “Lajm”.

“Të parashtrosh padi dhe ti ndjekësh me avokat maqedonas mediet në gjuhën shqipe, në kohën kur ato mezi mbijetojnë me redaksitë e tyre minimale, është poshtërsi dhe ligësi e llojit më të ulët. Kjo i ngjanë regjimit të Milosheviqit, i cili duke përdorur aparatin shtetërorë e policor, nxorri me dhunë gazetarët shqiptar nga Radio Televizioni i Prishtinës”, thuhet në reagim.

Agjencia e lajmeve INA, i sugjeron partisë në pushtet që vend të padive, të kujdeset për ndarjen proporcionale të buxhetit shtetëror dedikuar medieve.

“Të gjitha raportet e organizatave vendore e ndëkombëtare flasin se, regjimi aktual mediat e pushtetit i ka ndihmuar me miliona euro, ndërsa shqiptarët nuk kanë marr asnjë qindark. Përkundër kësaj, gazetarët shqiptarët kanë vazhduar dhe vazhdojnë raportimin e tyre për ta pasqyruar realitetin e trishtë në Maqedoni, sidomos për shoqërinë shqiptare”, theksohet më tej në reagim.

Agjencia e lajmeve INA fton bashkësisë ndërkombëtare të garantoj lirinë e shtypit, e cila është thelbësore për një shoqëri demokratike. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...